Sëmundjet kardiovaskulare të parat në listë, mjekja: Jemi popullatë neglizhente

17 Qershor 2026 | 19:07

Sëmundjet kardiovaskulare renditen në krye të listës së sëmundjeve, por edhe të fataliteteve në popullatë. Mjekët kardiologë thonë se ky është një trend botëror, por kur flitet për Shqipërinë ato janë në nivele më të larta për shkak të mungesës së ndërgjegjësimit.

 “Ndryshimi nga vendet e zhvilluara është diagnostikimi në kohë, pra paraqitja te mjeku për të bërë një ekzaminim edhe kur nuk je i sëmurë, dhe njëkohësisht vazhdimi i mjekimit. Shpesh herë diagnostikohesh dhe nis trajtimin, por nuk vazhdohet, sepse sapo gjërat rregullohen ndërpritet nga pacienti”, është shprehur Daniela Teferiçi, kardiologë tek QSUNT.

Moskapja në kohë e sëmundjeve kardiake, sipas mjekes, është si pasojë e neglizhencës që kemi si popullatë.

 “Jemi popullatë neglizhente dhe kemi një stil jetese shumë të pashëndetshëm. Është stili i jetesës që vazhdon të persistojë, jetë sedentare, mungesë e aktivitetit fizik dhe ushqyerje e pashëndetshme”, ka vijuar më tej kardiologia.

Kontrollet periodike janë hapi i parë, pasi shumë faktorë rreziku nuk japin shenja.

 “Faktorët e rrezikut si duhani dhe jeta sedentare e bëjnë gradualisht dëmin, prandaj nuk jemi të sensibilizuar shumë. Yndyrnat e larta nuk të dhembin, por në afatgjatë shkaktojnë dëme; diabeti mund të mos japë shqetësime, por është faktor kryesor për sëmundjet kardiovaskulare”, ka theksuar ajo.

Për të pasur një zemër të shëndetshme, mjekja rekomandon ushqim të shëndetshëm dhe aktivitet fizik të përditshëm për të gjitha grupmoshat.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Turistët e huaj do të paguajnë për shërbimin në qendrat shëndetësore verore

Turistët e huaj që do të frekuentojnë 36 qendrat shëndetësore verore do ta marrin shërbimin kundrejt pagesës. Lajmin për nisjen e zbatimit të një kuadri...
19:56 | 17/06/2026

Blegtoria në zhdukje, 67-vjeçari mban gjallë fermën e fundit në Karkavec të Përrenjasit

Në një kohë kur blegtoria po braktiset gjithnjë e më shumë nga të rinjtë, 67-vjeçari Avni Kryemadhi vijon të mbetet aktiv në këtë sektor në...
19:33 | 17/06/2026

Dita e 18-të e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skëndërbej”. Nis marshimi drejt Kryeministrisë

Ndryshe nga 17 ditët e mëparshme të protestës, qytetarët nga kjo e mëRkurë do të mblidhen në sheshin “Skëndërbej” në orën 19:00 për shkak të...
19:26 | 17/06/2026