PD reagon ndaj deklaratës së Marta Kos: Bazohet në informacione të rreme dhe thellon krizën politike
Partia Demokratike ka reaguar këtë të mërkurë ndaj deklaratës së Komisioneres për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Marta Kos, lidhur me situatën politike në Shqipëri.
Në një deklaratë për mediat, PD shprehet se vlerësimet e komisioneres janë të bazuara në “informacione të rreme” të përcjella nga kryeministri Edi Rama dhe nuk pasqyrojnë realitetin që, sipas opozitës, po përjeton vendi.
Sipas Partisë Demokratike, deklarata e Kos injoron krizën e rëndë politike dhe sociale në Shqipëri dhe, në vend që të kontribuojë në zgjidhjen e saj, i shërben interesave të qeverisë.
“Deklarata bazohet në informacionet e rrejshme të paraqitura nga miku i saj Edi dhe jo në realitetin ekzistues në vend. Ajo injoron krizën e rëndë që ka mbërthyer Shqipërinë dhe i shërben Edi Ramës, duke e acaruar dhe thelluar edhe më shumë situatën”, thuhet në reagimin e PD-së.
Më tej, opozita rithekson mbështetjen e saj për pesë kërkesat e protestuesve, të cilat i konsideron si kushte të domosdoshme për një zgjidhje paqësore të krizës.
Reagimi i Partisë Demokratike vjen pas deklaratave të komisioneres Marta Kos për zhvillimet politike në Shqipëri, të cilat kanë ngjallur debat dhe kundërshti nga opozita. Deri tani nuk ka pasur një reagim nga institucionet europiane lidhur me qëndrimin e shprehur nga PD.
Muçollari lexon mes rreshtave rezolutën e PE: Ka një qëndrim politik për protestën
U largua nga PS, Gjuzi: Balla do të reagojë për largimin e deputetes Koçeku
Dokumenti final! Parlamenti Europian zbardh rezolutën e plotë për Shqipërinë, nga zonat e mbrojtura tek sundimi i ligjit
- 00:18 Anglia e nis me fitore, mposht Kroacinë 4-2
- 00:04 Ziadin Sela: Parlamenti Evropian e tha qartë, provimet shtetërore të jepen në gjuhën shqipe në RMV
- 23:58 Maqedoni e Veriut, gjykata heq 11 emra shqiptarë nga rrugët e Tetovës, rikthehen emërtimet jugosllave
- 22:38 Afganistani ndalon përdorimin e telefonave inteligjentë për nëpunësit civilë
- 22:34 Trajneri Eric Roy ndërron jetë në moshën 58-vjeçare
- 22:32 Muçollari lexon mes rreshtave rezolutën e PE: Ka një qëndrim politik për protestën