Kupa e Botës, Kolumbia e nis me fitore, mposht Uzbekistanin 3-1
Kolumbia ka regjistruar një fitore bindëse 3-1 ndaj debutuesve të Uzbekistanit në ndeshjen e Grupit K të Kupës së Botës FIFA 2026, të zhvilluar në stadiumin Azteca të Meksikës.
Amerikano-jugorët kaluan në epërsi në minutën e 40-të me Daniel Munoz, i cili realizoi nga brenda zonës për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij para pushimit.
Kolumbia dominoi pjesën më të madhe të takimit, por Uzbekistani reagoi në pjesën e dytë dhe arriti të barazojë në minutën e 60-të. Abbosbek Fayzullaev realizoi golin e parë historik të vendit të tij në një Kupë Bote, duke finalizuar një aksion të nisur nga Eldor Shomurodov.
Gëzimi i uzbekëve zgjati pak, pasi vetëm pesë minuta më vonë Luis Diaz riktheu epërsinë për Kolumbinë. Sulmuesi kolumbian goditi fuqishëm drejt portës, me topin që devijoi nga portieri Utkir Yusupov përpara se të përfundonte në rrjetë.
Në minutat e fundit Uzbekistani kërkoi golin e barazimit, por Jaminton Campaz vulosi fitoren e Kolumbisë në minutën e nëntë shtesë me një goditje të saktë me kokë.
Me këtë sukses, Kolumbia ngjitet në krye të Grupit K, ndërsa Uzbekistani mbetet në vendin e fundit pas ndeshjes së parë.
Flamurtari nis epokën e re, Oltijon Kërnaja merr drejtimin e vlonjatëve
Kupa e Botës 2026, Gana siguron fitoren ndaj Panamasë me një gol në minutën e fundit
Ronaldo pas barazimit me RD Kongon: S’ishte fillimi që deshëm, nuk ka mbaruar asgjë
- 11:11 Rafineria e naftës në Moskë goditet përsëri nga dronët
- 11:08 Tensione në seancën për Metën, gjobiten Monika Kryemadhi dhe avokati i ish-presidentit
- 10:55 Përplasje opozitë-mazhorancë në Kuvend, Balla sfidon Berishën: Dil sot në protestë po ta mbajti
- 10:54 Tensione në seancë, Meta debaton me gjyqtarin Bani: Jeni ekstremisht i njëanshëm
- 10:50 Berisha nga Kuvendi: Qytetarët janë ngritur në mbrojtje të demokracisë
- 10:49 Hegseth: SHBA nis rishikimin e pranisë ushtarake në Evropë