Deputetët e opozitës bllokojnë foltoren, Peleshi ndërpret tre herë seancën pas tensioneve në Kuvend
Tensione janë regjistruar në Kuvend gjatë seancës plenare të kësaj të enjte, ku deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren dhe kanë penguar zhvillimin normal të punimeve.
Seanca është ndërprerë disa herë nga drejtuesi i saj, Niko Peleshi, fillimisht për 5 minuta, më pas për 15 minuta dhe në vijim është detyruar të ndërpresë sërish punimet për rreth një orë, pasi deputetët e Partisë Demokratike kanë vijuar të mbajnë të bllokuar foltoren dhe të mos lejojnë zhvillimin e diskutimeve.
Tensionet kanë nisur pasi kryetari i opozitës Sali Berisha ka kërkuar fjalën pas ndërhyrjes së Taulant Ballës, ndërkohë që drejtuesi i seancës nuk i ka dhënë fjalën, çka ka sjellë reagime dhe bllokim të foltores nga deputetët e opozitës.
Pasi deputetët refuzuan të largoheshin, Peleshi ndërpreu fillimisht seancën për 5 minuta. Edhe pas rifillimit, situata nuk është normalizuar dhe opozita ka vijuar bllokimin e foltores, duke kërkuar të marrë fjalën për procedurë, kërkesë e cila nuk është pranuar nga drejtuesi i seancës.
Më pas, Peleshi ka njoftuar kalimin në pikën 3 të rendit të ditës, ku ministri i Jashtëm Ferit Hoxha do të raportonte mbi Konferencën e Tetë Ndërqeveritare BE–Shqipëri për procesin e negociatave dhe integrimit të vendit, duke theksuar se bëhej fjalë për një çështje me interes publik.
Debatet kanë vijuar në sallë, ku nga deputetët e opozitës janë dëgjuar thirrje për zbatimin e rregullores dhe procedurës, ndërsa Peleshi ka insistuar se fjala nuk mund të merret jashtë rendit të ditës.
Në vijim të tensioneve, deputeti Taulant Balla është përfshirë gjithashtu në debatet në sallë, ndërsa opozita ka vijuar me akuzat dhe bllokimin e foltores.
Më pas, deputeti Flamur Noka ka akuzuar kryeparlamentarin për shkelje të rregullores, ndërsa Peleshi i ka tërhequr vëmendjen për fjalorin e përdorur.
Situata ka vijuar me tensione, thirrje dhe përplasje, ndërsa kryeparlamentari ka ndërprerë për herë të tretë seancën, këtë herë për rreth një orë, për shkak të pamundësisë për të vijuar normalisht punimet.
“Mos e prishni seancën në pikën e gabuar, sidomos pikën e gabuar. Lejoni ministrin e Jashtëm të flasë, është pikë e rëndësishme, ka interes publik, qytetarët duan të dinë procesin e integrimit”, tha Peleshi.
Nga salla dëgjoheshin thirrje të opozitës: “Zbato rregulloren, zbato procedurën…”, ndërsa Peleshi theksoi se po zbatohej rregullorja dhe se fjala nuk merret kur kërkohet jashtë rendit të ditës.
“Fjala nuk merret kur e do, këto janë pikat e rregullores, e pamundur ta merrni fjalën në këto kushte”, u shpreh ai, duke i kërkuar opozitës të respektojë procedurën.
Më pas, deputeti Flamur Noka e akuzoi kryeparlamentarin për shkelje të rregullores, ndërsa Peleshi iu përgjigj me tërheqje vëmendjeje.
“Turp”, u dëgjua nga salla, ndërsa deputetët e opozitës drejtuan gishtin drejt drejtuesit të seancës.
“Turpin mos ma trego mua”, i tha Peleshi Nokës ndërsa vendosi ndërprerjen e seancës për 15 minuta, duke theksuar se “seanca nuk është arenë gladiatorësh”.
vijon
Parlamenti Europian miraton ligjin e ri për deportimin e emigrantëve
Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare
GJKKO lë në burg Florjan Musajn, pjesë e grupit kriminal për trafik droge
- 13:04 Rama për protestën: Problemi nuk janë flamingot, por sorrat dhe korbat që duan të marrin peng vendin
- 12:40 Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga çështja e Libanit
- 12:40 Policia zbulon armë në një banesë në Allgjatë të Vaqarrit, pranga 43-vjeçarit
- 12:39 Zelensky pas zjarrit në rafineri: Nëse Ukraina digjet, do të digjet edhe Moska
- 12:15 Kremlini: Trump ‘i ndikuar nga ide të dëmshme’ në samitin e G7-ës
- 11:39 SPAK operacion në Devoll, kontrolle në banesën e ish-zyrtarit të AMP-së