Nesër aktiviteti sportiv “Triathlon Pogradec 2026”, kufizohet qarkullimi në disa akse rrugore

20 Qershor 2026 | 10:49

Ditën e nesërmë në Pogradec do të zhvillohet aktiviteti sportiv “Triathlon Pogradec 2026”, teksa për këtë janë ndërmarrë disa masa për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë këtij aktiviteti.

Policia e Korçës njofton se do të kufizohet qarkullimi në disa akse rrugore, më konkretisht:

-Nga ora 10:00 deri në orën 12:00, nuk do të lejohet lëvizja e automjeteve, nga sheshi “Odeon” deri te hotel “1 Maji”; 

-Nga ora 09:00 deri në orën 11:30, nuk do të lejohet lëvizja e automjeteve në aksin rrugor “Lin-Pogradec” nga rruga “Reshit Çollaku” deri te hotel “Lyhnidas”.    

Gjithashtu, do të bllokohet përkohësisht lëvizja në disa segmente rrugore brenda qytetit të Pogradecit, deri në përfundim të aktivitetit.       

Shërbimet e Policisë do të jenë në terren, për siguri dhe për të orientuar përdoruesit e rrugës, kryesisht në rrugën alternative “Korçë-Qukës”.      

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës, për  respektimin e masave kufizuese, në funksion të zhvillimit të sigurt të këtij aktiviteti sportiv.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat deri në 10 gradë mbi normalen, ja si parashikohet moti për fundjavën

Në një lidhje live për Euronews Albania me Alba Xhani, meteorologu i MeteoAlb, Hakil Osmani, bëri parashikimin për këtë fundjavë dhe për 10-ditëshin e mbetur...
13:19 | 20/06/2026

Autokolona e Diasporës mbërrin në Shkodër, niset drejt Tiranës në mbështetje të protestës (PAMJE)

Autokolona e Diasporës ka mbërritur në Shkodër nga vende të ndryshme të Europës, me qëllim pjesëmarrjen në protestën qytetare që do të zhvillohet këtë mbrëmje...
13:03 | 20/06/2026

Rama: Për skeptikët brenda familjes politike, karta e BE-së nuk është e imja, por e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se kritikat dhe pakënaqësitë që shfaqen janë një tregues i rritjes së pritshmërive të qytetarëve në një vend që, sipas tij,...
12:40 | 20/06/2026