“Shteti nuk ndërtohet nga fryn era”, Rama: Një qeveri nuk e dorëzon kurrë timonin tek zhurma

20 Qershor 2026 | 12:23

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, u shpreh se qeveria duhet të dëgjojë kritikën dhe shqetësimet e qytetarëve, por nuk duhet të udhëhiqet nga zhurma apo nga ndikimi i rrjeteve sociale.

Ai theksoi se një qeveri nuk duhet të mbyllë veshët, por as të dorëzojë drejtimin e saj përballë presioneve të zhurmës.

Rama shtoi se debati publik shpesh ndikohet nga emocione dhe dinamika të rrjeteve sociale, por kjo nuk duhet të përcaktojë vendimmarrjen politike. Sipas tij, qeverisja duhet të ruajë drejtimin dhe stabilitetin pavarësisht zhurmës, ndërsa theksoi se synimi i tij është që vendimmarrja të mos varet nga algoritmet apo valët e opinionit publik online.

“Ka një përzierje të hatashme ndërkombëtare, vijnë njerëz nga Kosova, Maqedonia për të shpëtuar Shqipërinë në emër të shqiptarëve, ndërkohë njerëzit që flasin me arsye e kuptojnë shumë mirë që këtu ka diçka që nuk shkon.

Një qeveri nuk ka të drejtë të mbyllë veshët, por duhet të dëgjojë edhe atë që thuhet në sheshin e xhirmieve, është shumë e qartë që janë dëgjuar.

Duhet të dëgjosh kritikën dhe zemërimin, jo t’ia hedhësh të gjithë fajin algoritmit, por nuk është ky rasti. Një qeveri nuk e dorëzon kurrë timonin tek zhurma, një grup udhëheqës nuk i nënshtrohet zhurmës dhe sa më shumë zhurmë aq më shumë forcohet identiteti i tij dhe destinacioni.

Nuk ndërtohet një shtet si ai që po ndërtojmë për ta bërë të dështojë vendin tonë, nëse qeveria merr drejtim nga era që fryn. Në një grup udhëheqës shkohet deri në fund.

Një nga gjërat që unë pres të mos kem nevojë kur të mos jem në këtë detyrë është që të mos kem nevojë t’i trokas algoritmit. Kurrë nuk besoj se mund të drejtohem prej zhurmës dhe dallgëve që mund të ngrihen aty”, u shpreh ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autorë të disa vjedhjeve me armë dhe dhunë, vihen në pranga dy persona në Durrës (EMRAT)

Policia e Durrësit ka vënë në pranga këtë të shtunë dy persona, pasi janë autorë të disa vjedhjeve. Sipas raportimit të policisë, në pranga ka...
13:59 | 20/06/2026

Kreu i PD-së: Mbështesim protestën, pesë kërkesat e qytetarëve kanë qenë edhe betejat tona

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se mbështet plotësisht protestën e zhvilluar nga qytetarët, duke theksuar se pesë kërkesat e protestuesve përkojnë me...
13:49 | 20/06/2026

U kapën me 306 bimë narkotike, arrestohen dy persona në Malësi të Madhe

Policia e Malësisë së Madhe ka finalizuar operacionin e koduar “Flagranca”, duke goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Ivanaj. Gjatë operacionit,...
13:28 | 20/06/2026