Rama: Nuk kam qenë dhe as nuk kam dërguar njeri në Aruba, është nxjerrë nga fusha e algoritmit
Kryeministri Edi Rama deklaroi në mbledhjen e grupit parlamentar se kurrë nuk kam qenë dhe as nuk ka dërguar njeri në Aruba. Sipas tij e gjitha mbetet një lojë e pistë e algoritmit dhe rrjeteve sociale, që nuk kërkojnë të vertetën, por e sajojnë dhe e përhapin si diçka të vertetë.
“Shikoni Fatos Lubonjën, e kam sjellë në këtë mes dhe një herë tjetër. Pas shumë shumë vitesh, Fatos Lubonja, me të njëjtën pafytyrësi të atyre që mbronin gënjeshtrën që e mbajti në burg, dhe i kërkonin llogari për gjera që si kishte bërë duke prezantuar dëshmitarë të rreme dhe duke ngritur akuza aluccinante, kërkon llogari nga unë për Aurbën.
Fatos Lubonja thotë; Edi Rama duhet të japë llogari për Arubën. Unë di që në të gjithë historinë e njerëzit, që kur janë vendosur rregullat romake, akuzat jepen mbi faktet. Unë kam thënë; skam qenë kurrë në Aruba. Skam dërguar njeri në Aurba. Kjo s’ka asnjë vlerë?! Ndërkohë Auruba është bërë e vërtetë. Është nxjerrë në këtë fushën e algoritmit. Siç është bërë e vërtetë që unë jam konsumator kokaine. Dhe thonë; Ik mor drogaxhi! Siç është dhe akuza ndaj tim ati; që unë e kam akuzuar për time shoqe apo atësinë e fëmijës. Kjo është bërë e vërtetë! Sicc është bërë pjesë e vërtetë që unë jam një kusar, që marr përqindjen time në cdo projekt
Mezi pres të na e sjellin draftin e Shqipërisë së re të shkruar. Jemi gati të bëjmë një marrëveshje të re për një Shqipëri të re. Por drafti kam frikë se nuk vjen kurrë sepse Shqipëria e re është njësoj si të gjitha siluetat e flamingove, njërën prej të cilave e mbante Fatos Lubonja, Fatosi poshtë, flamingo lart”, është shprehur ai.
Autorë të disa vjedhjeve me armë dhe dhunë, vihen në pranga dy persona në Durrës (EMRAT)
Kreu i PD-së: Mbështesim protestën, pesë kërkesat e qytetarëve kanë qenë edhe betejat tona
U kapën me 306 bimë narkotike, arrestohen dy persona në Malësi të Madhe
- 13:59 Autorë të disa vjedhjeve me armë dhe dhunë, vihen në pranga dy persona në Durrës (EMRAT)
- 13:55 Medvedev: Izraeli i pakënaqur me marrëveshjen SHBA-Iran, mund të kërkojë veprime të mëtejshme
- 13:49 Kreu i PD-së: Mbështesim protestën, pesë kërkesat e qytetarëve kanë qenë edhe betejat tona
- 13:43 Përfshihet nga flakët resorti luksoz në Republikën Dominikane, humb jetën një turiste italiane (VIDEO)
- 13:28 U kapën me 306 bimë narkotike, arrestohen dy persona në Malësi të Madhe
- 13:19 Temperaturat deri në 10 gradë mbi normalen, ja si parashikohet moti për fundjavën