Autokolona e Diasporës mbërrin në Shkodër, niset drejt Tiranës në mbështetje të protestës (PAMJE)

20 Qershor 2026 | 13:03

Autokolona e Diasporës ka mbërritur në Shkodër nga vende të ndryshme të Europës, me qëllim pjesëmarrjen në protestën qytetare që do të zhvillohet këtë mbrëmje në Tiranë.

Dhjetëra automjete të stolisura me flamuj kombëtarë u ndalën për pak minuta në hyrje të qytetit. Pjesëmarrësit thanë se kanë udhëtuar nga shtete të ndryshme europiane për të qenë pjesë e protestës dhe për të shprehur mbështetjen e tyre ndaj kauzës së protestuesve.

Gjithashtu, një nga qytetarët që është pjesë e autokolonës ka deklaruar: “Jemi sot këtu për t’i dhënë mbështetje gjithë atyre të rinjve që sot ndodh… që gjatë këtyre 20 ditëve ndodhen në Tiranë dhe për t’i dhënë një mesazh të qartë qeverisë që ka ardhur momenti për t’i dhënë Shqipërisë atë që meriton. Për t’i dhënë Shqipërisë një parlament të zgjedhur nga populli dhe jo nga kryetarët e partisë. Jemi këtu për t’u bashkuar dhe nuk do të ndalohemi deri në dorëheqjen e Edi Ramës. Qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme!

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Incident në Himarë! Plagoset një 35-vjeçar pasi bie nga gomonia, shkak shpejtësia e lartë. Policia Kufitare ndalon mjetin

Një incident është shënuar këtë të shtunë në detin e Himarës. Sipas njoftimit paraprak, është pikasur nga Policia Kufitare e Himarës një gomone e cila...
14:54 | 20/06/2026

Vatër zjarri në Karaburun, tymi mbulon një pjesë të zonës (VIDEO)

Një vatër zjarri është shfaqur në zonën e Karaburunit, duke rikthyer shqetësimin për nisjen e sezonit të zjarreve në vend. Nga pamjet, duket se tymi...
14:38 | 20/06/2026

Autorë të disa vjedhjeve me armë dhe dhunë, vihen në pranga dy persona në Durrës (EMRAT)

Policia e Durrësit ka vënë në pranga këtë të shtunë dy persona, pasi janë autorë të disa vjedhjeve. Sipas raportimit të policisë, në pranga ka...
13:59 | 20/06/2026