Kreu i PD-së: Mbështesim protestën, pesë kërkesat e qytetarëve kanë qenë edhe betejat tona
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se mbështet plotësisht protestën e zhvilluar nga qytetarët, duke theksuar se pesë kërkesat e protestuesve përkojnë me betejat politike të opozitës.
Në një deklaratë për mediat, ai tha se kjo nuk është një protestë e organizuar nga PD-ja, por një nismë rinore dhe qytetare që duhet respektuar.
“Kemi 13 vite që protestojmë. Vetëm për periudhën që patëm Kuvendin e këto, po ne ishim në protestë kundër Edi Ramës, kërkonim largimin e tij. Dhe 5 kërkesat e protestuesve janë njëkohësisht kërkesa, kanë qenë dhe janë betejat edhe tonat. Atëherë, cili ka qenë qëndrimi ynë?
E para, ajo që thoni ju: nuk është protestë e PD-së. E dyta: asnjë paraqitje e simboleve të Partisë Demokratike në protestë, sepse është protestë rinore qytetare. E treta: thirrje për pjesëmarrje masive si qytetarë.”, tha ai.
Ndër të tjera, Berisha u shpreh se opozita nuk ka tentuar të marrë kontrollin e protestës dhe se qëndrimi i PD-së ka qenë që të mos përdoren simbolet partiake në këtë tubim. Sipas tij, qytetarët kanë të drejtë të shprehin pakënaqësitë e tyre.
Kreu i PD-së bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestë, duke ftuar anëtarët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike t’i bashkohen tubimit si qytetarë.
“Thirrja ime ka qenë: të gjithë në protestë! Qytetarët kanë të drejtë të brohorasin si të duan, kurse ata të cilët mendojnë se duke shfrytëzuar mikrofonin mund ta manipulojnë atë protestë, ata do dështojnë.
Ajo është protestë strikt rinore qytetare. Ndaj edhe nuk kam marrë pjesë. Edhe sot shfrytëzoj rastin të bëj thirrje anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike nga Pogoni, Kakavija, në Vermosh dhe në Valbonë, të vërshojnë drejt Tiranës në protestën më madhështore të kombit. Qytetare, rinore, jo partiake”, tha Berisha.
New York-u vishet Kuq e Zi, gazetari jep detaje për Paradën e Shqiptarëve
Zhduket e mitura nga Gramshi, familjarët apelojnë për ndihmë për gjetjen e 13-vjeçares
Diskutimet në mbledhjen e Grupit Parlamentar Rama u kërkon deputetëve të jenë më prezent në rrjetet sociale
- 16:06 New York-u vishet Kuq e Zi, gazetari jep detaje për Paradën e Shqiptarëve
- 16:00 Rama refuzon të flitet për Marjana Koçekun në mbledhjen e grupit të PS-së
- 15:57 Irani: Do të dërgojmë një delegacion në Zvicër për bisedime me SHBA-në
- 15:57 Zhduket e mitura nga Gramshi, familjarët apelojnë për ndihmë për gjetjen e 13-vjeçares
- 15:47 Rama reagon për autokolonat e protestuesve nga diaspora: Në makina ka vetëm shoferë, gjithçka bëhet për viralitet
- 15:44 Diskutimet në mbledhjen e Grupit Parlamentar Rama u kërkon deputetëve të jenë më prezent në rrjetet sociale