Ministria e Punëve të Jashtme: Disa protestues me maska përdhosën flamurin e Izraelit në Tiranë, akt urrejtjeje
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë ka reaguar për mediat, duke bërë me dije se gjatë protestës së së shtunës, disa persona të maskuar kanë hequr dhe kanë përdhosur flamurin e Shtetit të Izraelit në Ambasadën e Izraelit në Tiranë.
Në reagim, Ministria dënon me forcë aktin, duke theksuar se veprime të tilla nuk kanë asnjë lidhje me lirinë e shprehjes apo të drejtën për protestë paqësore, por përbëjnë shfaqje të urrejtjes dhe intolerancës.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë dënon me forcë heqjen dhe përdhosjen e flamurit të Ambasadës së Shtetit të Izraelit në Tiranë nga protestues të maskuar gjatë protestës së mbrëmshme”, thuhet në njoftim.
Sipas MEPJ, këto veprime janë të papajtueshme me vlerat demokratike dhe standardet evropiane, si dhe me parimet e respektit dhe bashkëjetesës që karakterizojnë shoqërinë shqiptare.
“Veprime të tilla janë shfaqje të urrejtjes dhe nxitjes së saj, dhe janë krejtësisht të papajtueshme me parimet e respektit dhe bashkëjetesës që Shqipëria i ka në themel”, thuhet në reagim.
Ministria thekson gjithashtu se Shqipëria mbetet e angazhuar për mbrojtjen e misioneve diplomatike dhe simboleve të tyre, në përputhje me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.
Në reagim shprehet edhe solidariteti me Ambasadën e Shtetit të Izraelit, ndërsa theksohet se dhuna, intimidimi dhe gjuha e urrejtjes nuk do të kenë vend në një shoqëri demokratike.
Ministria e Jashtme: Protestues të maskuar përdhosën flamurin e ambasadës së Izraelit pic.twitter.com/SnOYpzPw7k
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) June 21, 2026
Dalin pamjet e incidentit, një vajzë me maskë shkul flamurin e Izraelit te ambasada në Tiranë
55-vjeçarja gjendet e pajetë në banesën e saj në Sheqeras, dyshohet se kishte disa ditë që kishte vdekur
Tragjike në Durrës, 11-vjeçari nga Tirana mbytet duke u larë në det
- 12:14 Ish-ministri i PS-së mbështet protestuesit, Bushati: Nuk janë të nxitur nga Irani por të revoltuar për gjendjen në vend
- 12:05 Dalin pamjet e incidentit, një vajzë me maskë shkul flamurin e Izraelit te ambasada në Tiranë
- 11:57 55-vjeçarja gjendet e pajetë në banesën e saj në Sheqeras, dyshohet se kishte disa ditë që kishte vdekur
- 11:31 Tragjike në Durrës, 11-vjeçari nga Tirana mbytet duke u larë në det
- 11:14 Dalin pamjet e operacionin “Fast” për kapjen e “Vis Korçarit”, ishte i dënuar me 4 vite burg nga GJKKO
- 11:06 Sekuestrohen 798 steka cigare kontrabandë në një makinë dhe në një traget në Portin e Durrësit