Dalin pamjet e operacionin “Fast” për kapjen e “Vis Korçarit”, ishte i dënuar me 4 vite burg nga GJKKO
Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e shoqërimit të 34-vjeçarit Elvis Koçi alias Çaushllari, i njohur si “Vis Korçari”, ndërsa ka dhënë edhe detaje mbi operacionin për kapjen e tij në Ksamil.
Sipas njoftimit zyrtar, operacioni i koduar “Fast” u finalizua nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, pas një pune intensive hetimore dhe operative për lokalizimin e personave në kërkim.
Policia bën me dije se 34-vjeçari është lokalizuar në qendër të Ksamilit, në një automjet tip “Audi”, ku më pas është ndërhyrë për kapjen e tij. Gjatë ndërhyrjes, ai dyshohet se ka tentuar të largohet, por është neutralizuar dhe arrestuar nga forcat e policisë.
Sipas autoriteteve, shtetasi E. K. (Ç.), 34 vjeç, banues në Elbasan, rezulton person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe i dyshuar si pjesë e një grupi kriminal në qytetin e Elbasanit.
Policia sqaron se ai ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, e cila e ka dënuar me 4 vite burg për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.
Sipas të dhënave zyrtare, atij i kanë mbetur për të vuajtur 2 vjet, 9 muaj dhe 9 ditë burgim.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Dita e 22-të e protestës, disa qytetarë me çadra plazhi prej mëngjesit para Kryeministrisë (VIDEO)
Banorët shembin rrethimin në Kakome (VIDEO)
Dalin pamjet e incidentit, një vajzë me maskë shkul flamurin e Izraelit te ambasada në Tiranë
- 14:05 Analisti: Presidenti duhej të thërriste kryeministrin, protesta ka tejkaluar pritshmëritë
- 12:55 Dita e 22-të e protestës, disa qytetarë me çadra plazhi prej mëngjesit para Kryeministrisë (VIDEO)
- 12:53 Banorët shembin rrethimin në Kakome (VIDEO)
- 12:14 Ish-ministri i PS-së mbështet protestuesit, Bushati: Nuk janë të nxitur nga Irani por të revoltuar për gjendjen në vend
- 12:05 Dalin pamjet e incidentit, një vajzë me maskë shkul flamurin e Izraelit te ambasada në Tiranë
- 11:57 55-vjeçarja gjendet e pajetë në banesën e saj në Sheqeras, dyshohet se kishte disa ditë që kishte vdekur