Tensione në Gadishullin Korean, Koreja e Jugut kritikon ashpër vendosjen e gardhit kufitar të Koresë së Veriut

22 Qershor 2026 | 09:18

Koreja e Jugut e kritikoi të hënën vendosjen e gardhit kufitar “të intensifikuar” nga Koreja e Veriut, duke e quajtur atë një shkelje të marrëveshjes së armëpushimit që i dha fund Luftës Koreane të viteve 1950-53, raportuan mediat lokale.

Kritikat nga ushtria e Koresë së Jugut erdhën pas një raporti se gardhet janë ndërtuar shumë afër kufirit ndërkorean, tha Agjencia e Lajmeve Yonhap.

Mediat lokale, duke cituar burime ushtarake, raportuan më parë se Pheniani ka vendosur gardhe me tela me gjemba vetëm 80-90 metra nga Vija e Demarkacionit Ushtarak,MDL, që ndan dy Koretë.

“Instalimi i barrierave përgjatë MDL-së nga ushtria e Koresë së Veriut është një shkelje e qartë e Marrëveshjes së Armëpushimit dhe ushtria jonë do të vazhdojë të përgjigjet në bashkëpunim të ngushtë me Komandën e Kombeve të Bashkuara (UNC)”, tha në një deklaratë Shefat e Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë së Koresë së Jugut (JCS).

JCS tha se ushtria po monitoron nga afër aktivitetet ushtarake të Koresë së Veriut përgjatë zonës kufitare dhe po ruan sigurinë kufitare.

Koreja e Jugut e sheh ndërtimin e mbrojtjes së Veriut pranë kufirit si një shkelje të marrëveshjes së armëpushimit, pasi Zona e Demilitarizuar (DMZ) ndodhet si një zonë tampon që shtrihet 2 kilometra në secilën anë të MDL-së për të kufizuar trupat dhe armët e rënda.

Koreja e Jugut ka ngritur gjithashtu gardhe taktike për të lidhur postet e rojeve në vijën e parë, por gardhet thuhet se nuk janë të pozicionuara aq afër MDL-së sa barrierat e Koresë së Veriut.

Megjithatë, Komanda e Kombeve të Bashkuara, KKB, e cila administron dhe zbaton marrëveshjen e armëpushimit, në një deklaratë të veçantë mbajti një notë të kujdesshme, duke deklaruar se masat kufitare “nuk përbëjnë automatikisht” shkelje të marrëveshjes.

“Kur është e përshtatshme, UNC adreson shqetësimet që lidhen me armëpushimin përmes mekanizmave të vendosur dhe mbetet e përkushtuar për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Gadishullin Korean”, shtoi ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Aoun bisedë telefonike me Vance dhe kryeministrin e Katarit, diskutojnë armëpushimin në Liban

Presidenti libanez Joseph Aoun ka zhvilluar një bisedë telefonike me zëvendëspresidentin e SHBA-së JD Vance, këshilltarin e lartë të Shtëpisë së Bardhë Jared Kushner dhe...
10:47 | 22/06/2026

Tajvani rrit gatishmërinë ndaj Kinës, nis ushtrime të menjëhershme luftarake në të gjithë ishullin

Ushtria e Tajvanit nisi të hënën një “ushtrim të menjëhershëm gatishmërie luftarake” pesëditor në të gjithë ishullin për të siguruar gatishmërinë për t’u përgjigjur “shpejt”...
10:43 | 22/06/2026

Zelenskyy: Ukraina do të vendosë se kush e përfaqëson Evropën në bisedimet me Rusinë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy në një intervistë me median ukrainase të publikuar të dielën ka deklaruar se Ukraina do të vendosë se kush do ta...
10:39 | 22/06/2026