Vrasja e 45-vjeçarit në Shijak, ekzekutohet masa “arrest në burg” për dy autorët

22 Qershor 2026 | 11:11

Është ekzekutuar këtë të hënë masa e sigurisë “arrest në burg” për dy kushërinj, të cilët akuzohen se në muajin janar 2026 janë autorë të vrasjes së një 45-vjeçari në Shijak.

Sipas njoftimit të policisë, është ekzekutuar masa e sigurisë për shtetasit I. F., 38 vjeç dhe D. F., 36 vjeç, të cilët ishin shpallur në kërkim nga policia pasi ishin konfliktuar me shtetasin D. Ç., 45 vjeç dhe e kanë qëlluar me armë zjarri, ky i fundit ka ndërruar jetë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, për shtetasit:

-I. F., 38 vjeç dhe D. F., 36 vjeç (kushërinj), të dy banues në Shijak.  

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim pasi nga hetimet dyshohet se më datë 27.01.2026, në qytetin e Shijakut, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin D. Ç., 45 vjeç dhe e kanë qëlluar me armë zjarri. Për shkak të dëmtimeve, 45-vjeçari ka humbur jetën pas disa ditësh, në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjyqi “Partizani”, dëshmon Pango: Turizmi dhe trashëgimia kulturore ishin në fokusin tim, sportet ishin më të pavarur

Ish-ministri i Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango është paraqitur këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar në procesin e dosjes...
11:00 | 22/06/2026

Sot gjyqi “Partizani”, mes dëshmitarëve ish-ministri Ylli Pango

Ish-ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Ylli Pango është paraqitur këtë të hënë në ambientet e SPAK ku do të dëshmojë lidhur me procesin ‘Partizani’....
10:27 | 22/06/2026

Protesta qytetare, nis marshimi në kryeqytet

Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, protesta qytetare ka hyrë në fazën e saj të radhës, me nisjen e marshimit nëpër akset kryesore...
21:32 | 21/06/2026