Kuvendi kërkon më shumë kontroll mbi kreditimin e bankave, cilat çështje u shqyrtuan

22 Qershor 2026 | 16:53

Kuvendi i ka kërkuar Bankës së Shqipërisë të forcojë mbikëqyrjen ndaj bankave që kanë ekspozime të larta ndaj bizneseve të mëdha dhe pasurive të paluajtshme. Kjo ishte një nga pikat kryesore të projektrezolutës së miratuar në Komisionin e Ekonomisë.

Në këte pikë theksohet nevoja për të analizuar dhe shqyrtuar përqëndrimin e kreditimit në sektorë të caktuar për të shmangur rreziqet ndaj stabilitetit të sistemit bankar.

Ligjvënësit kanë ngritur çështjen e nivelit të lartë të kredidhënies në projektet infrastrukturore, veçanërisht në transportin rrugor, portual dhe aeroportual, duke argumentuar se mosrealizimi i tyre mund të krijojë rreziqe për sektorin bankar.

Ndërkohë, një tjetër çështje ishte kursi i këmbimit. Deputetët e opozitës kërkuan masa për mbështetjen e sektorëve të prekur nga zhvlerësimi i euros, duke propozuar edhe mekanizma të veçantë mbrojtës për eksportuesit.

Gjatë diskutimeve, deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, foli mbi ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun valutor, ndërsa deputeti Igli Cara kërkoi një studim të posaçëm dhe masa konkrete për sektorët që po përballen me humbje nga rënia e kursit të euros.

“Është e pakonceptueshme që Banka e Shqipërisë të ndërhyjë në tregun valutor me një ndërhyrje masive më shumë se 1 miliard euro ku vlerësohet që rreth 800 deri 900 milion euro i takojnë ndërhyrjes për të mbajtur të frenuar nën çmimin e euros, dhe këtu kemi dalë nga funksioni i saj ligjor”, tha Eno Bozdo, deputet i PD.

“A mundet Banka e Shqipërisë pse jo brenda një muaji të na bëjë një studim dhe të vijë pse jo dhe me ndonjë propozim konkret, që këto janë sektorë të cilët kanë nevojë për ndihmë dhe politikë bërja ndërhyn në këtë moment. Mund të bëhet ndërhyrja me subvencionim. Nga 140 lekë që e kemi pasur afërsisht në vitin në 2014-2015 kursin, sot është në 94 lekë, është një rënie e tmerrshme”, tha Igli Cara deputet i PD-së.

Komisioni i Ekonomisë miratoi gjithashtu një projektrezolutë me 15 rekomandime për Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, të fokusuara në rritjen e transparencës, avancimin e digjitalizimit, zhvillimin e tregut të sigurimeve dhe rishikimin e skemës bonus-malus.

“Aty në rregullore (bonus-malus) nuk ka ekuilibër, është zhvendosur në favor të kompanive ekuilibri. Një zbritje e çmimi 2% deri në 5% është qesharake, dhe reflekton pikërisht faktin që faktorët e riskut nuk janë favor të qytetarëve”, tha Erion Braçe.

Nga ana tjetër, Cara kërkoi zgjerimin e produkteve të sigurimit.

“Nuk sigurojnë kompanitë për përmbytje. Do ishte mirë që pse jo të kishte dhe një ofertë nga kompanitë që të sigurohet dhe përmbytja, jeta, zjarri, të gjitha me rrallë, sepse nuk mund të rrimë vetëm te mjetet motorike”, tha Igli Cara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjermania për protestat: Një e drejtë e qytetarëve, por janë çështje e brendshme e Shqipërisë (VIDEO)

Në një dalje publike, Martin Giese, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë është pyetur mbi protestat e vazhdueshme që po mbahen në Tiranë Konrketisht...
17:59 | 22/06/2026

Asociacioni i Gazetarëve reagon në lidhje me sigurinë e ekipeve mediatike në protesta: Mos intimidoni gazetarët

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka shprehur shqetësimin për incidentet e regjistruara ndaj gazetarëve dhe ekipeve mediatike gjatë protestave të zhvilluara në Tiranë në javët...
16:34 | 22/06/2026

U mbyt në plazhin e Durrësit, përcillet në banesën e fundit 11-vjeçari nga Berati

Ardit Muçogllava, 11-vjeçari nga Berati, i cili humbi jetën ditën e diel pasi u mbyt në det në plazhin e Durrësit, është përcjellë këtë të...
16:29 | 22/06/2026