Lexoi 5 kërkesat e protestuesve, Rama për Dritan Goxhajn: Manipulator gjysmë taleban e gjysmë mitoman
Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka dalë me një reagim tjetër në rrjetet sociale. Reagimi i tij ka ardhur lidhur me ish-luftëtarin e UÇK-së dhe përfaqësuesin e grupit koordinues të protestës, Dritan Goxhaj, i cili lexoi 5 kërkesat kryesore të qytetarëve që vijojnë marshimin e tyre prej 22 ditësh.
Rama në postimin e tij e ka cilësuar Goxhajn një manipulator gjysëm taleban e gjysëm mitoman teksa shtoi se ai nuk e hedh një pikë balte mbi flamurin e UÇK-së. Ai gjithashtu ka publikuar një dokument të vitit 1999, ku sipas saj Goxhaj kishte deklaruar: S’më ka marrë koka erë si im atë që të luftoj në Kosovë.
“Po mos bre mos ja kajni nanën krejt, çfarë komandant i leshit more”… Këto ishin fjalët e një burri me disa të vrarë në familje, që më çoi dokumentin bashkëngjitur sot në sabah!
Ndërsa këto janë fjalët e mia:
Ej, trima, jo për një manipulator gjysëm taleban e gjysëm mitoman, po për krejt botën sikur të ma falin, nuk e hedh një pikë balte unë mbi flamurin e UÇK-së”, shkruan Rama.
E rëndë në Përrenjas, 69-vjeçari i vë flakën bashkëshortes pas një konflikti. Vihet në pranga
Aksident në autostradën Fier-Vlorë, përplasen dy automjete pranë fshatit Mifol. Plagosen tre persona (VIDEO)
Rama poston foton e protestuesit: Hoxha nuk duhet të bëjë punën e shejtanit duke futur xixa mes shqiptarëve
- 13:08 E rëndë në Përrenjas, 69-vjeçari i vë flakën bashkëshortes pas një konflikti. Vihet në pranga
- 13:03 Aksident në autostradën Fier-Vlorë, përplasen dy automjete pranë fshatit Mifol. Plagosen tre persona (VIDEO)
- 13:03 Rama poston foton e protestuesit: Hoxha nuk duhet të bëjë punën e shejtanit duke futur xixa mes shqiptarëve
- 12:56 Guterres: Duhet të dihet të gjithë të vërtetat rreth kostos klimatike të inteligjencës artificiale
- 12:56 Vrasja e dy personave në Liban nga sulmet izraelite, Hezbollahu: Shkelje e hapur e armëpushimit
- 12:46 Qindra miliarda të shpenzuara për armë, pse po armatoset Greqia?