Aksident në autostradën Fier-Vlorë, përplasen dy automjete pranë fshatit Mifol. Plagosen tre persona (VIDEO)
Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në autostradën Fier–Vlorë, në afërsi të fshatit Mifol.
Sipas raportimeve paraprake, në aksident janë përfshirë një fuoristradë dhe një automjet i vogël, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën për shkaqe që ende nuk dihen. Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Sipas burimeve nga vendngjarja, të plagosurit kanë pësuar dëmtime të ndryshme, ndërsa gjendja e tyre paraqitet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë bërë sigurimin e zonës dhe po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Gjithashtu po merren në pyetje edhe personat që ndodheshin në automjete dhe nuk kanë pësuar lëndime. Hetimet për shkaqet e aksidentit vijojnë.
Gjyqi ndaj kryebashkiakut të Vaut të Dejës, pyetet dëshmitari i radhës. Shtyhet seanca për më 14 korrik
Operacion masiv antidrogë në Krujë, gjenden fidanë dhe bimë narkotike (VIDEO)
E rëndë në Përrenjas, 69-vjeçari i vë flakën bashkëshortes pas një konflikti. Vihet në pranga
- 13:58 Omani: Të gjitha marrëveshjet mbi Hormuzin duhet të respektojnë plotësisht sovranitetin tonë
- 13:57 E rëndë në Itali, polici italian humb jetën gjatë aksionit për kapjen e dy shqiptarëve
- 13:52 Rusia lëshon raketa në rajonin e Dnipropetrovskut të Ukrainës, 3 të vrarë dhe 23 të plagosur
- 13:46 Presidenti dhe ministri i jashtëm i Iranit mbërrijnë në Pakistan pas bisedimeve me SHBA-në
- 13:45 Berisha komenton deklaratat e Ramës në Financial Times: Urrejtje ndaj shqiptarëve
- 13:40 Irani refuzoi inspektimet e IAEA-së në centralet bërthamore, Trump: Ata kanë rënë dakord