Reagon Spiropali: Sulme banale dhe konspiracione haluçinante
Ish-kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me kritikat ndaj saj teksa i ka cilësuar si sulme banale. Ajo shton se ndaj saj po përdoret gjuhë e shthurur dhe konspiracione haluçinante. Spiropali gjithashtu ka ndarë poezi të Anna Ahmatovës.
Postimi i plotë:
Mirëmëngjes. Kur t’ju merren mënd’ e t’ju përzihet nga fletë-rrufetë, sulmet banale, monitorimi digjital e operacional, kontrolli algoritmik, konspiracionet halucinante, gjuha e shthurur, lexoni këtë kryevepër të Anna Ahmatovës, që lindi si sot, më 1889.
Kaq shumë gurë hodhën përmbi mua
Sa sot asnjë prej tyre s’më frigon,
Me ta një kullë e hijshme u ndërtua,
M’e lartë se çdo kullë ajo qëndron.
Ndërtuesit e saj falënderoj,
Paçka se e ndërtuan me nxitim.
Prej saj më shpejt agimin e shijoj
Dhe diellin kqyr me gjatë në perëndim.
Dhe në dritaren time ditë për ditë,
Fryn erë deti, më flladit.
Në dorën time pëllumbi vjen e çukit,
E në mos mund të shkruaj më diçka,
Një ditë të perëndishme krahëlehtë,
Pres të vijë Muza, për ta shkruar vetë.
Spiropali dhe kryeministri Edi Rama kanë shkëmbyer replika kohët e fundit. Spiropali dy ditë më parë reagoi pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku ai ironizoi zërat brenda PS-së që flasin për një “Shqipëri të Re”.
Spiropali përmes një postimi në rrjetet sociale ritheksoi idenë e “Marrëveshjes së Re për Shqipërinë” dhe nevojën për reformim të Partisë Socialiste.
Ajo theksoi se për të arritur këtë objektiv, Partia Socialiste duhet të gjejë forcat për t’u vetëpastruar dhe për t’u bërë më dinamike e më demokratike.
Në fund të reagimit, Spiropali nënvizoi se ndryshimi i vendit nis nga ndryshimi i vetes dhe i forcës politike që qeveris.
Gjyqi ndaj kryebashkiakut të Vaut të Dejës, pyetet dëshmitari i radhës. Shtyhet seanca për më 14 korrik
Operacion masiv antidrogë në Krujë, gjenden fidanë dhe bimë narkotike (VIDEO)
E rëndë në Përrenjas, 69-vjeçari i vë flakën bashkëshortes pas një konflikti. Vihet në pranga
- 13:58 Omani: Të gjitha marrëveshjet mbi Hormuzin duhet të respektojnë plotësisht sovranitetin tonë
- 13:57 E rëndë në Itali, polici italian humb jetën gjatë aksionit për kapjen e dy shqiptarëve
- 13:52 Rusia lëshon raketa në rajonin e Dnipropetrovskut të Ukrainës, 3 të vrarë dhe 23 të plagosur
- 13:46 Presidenti dhe ministri i jashtëm i Iranit mbërrijnë në Pakistan pas bisedimeve me SHBA-në
- 13:45 Berisha komenton deklaratat e Ramës në Financial Times: Urrejtje ndaj shqiptarëve
- 13:40 Irani refuzoi inspektimet e IAEA-së në centralet bërthamore, Trump: Ata kanë rënë dakord