Unioni i Sindikatave protestë para Ministrisë së Financave, paraqet 5 kërkesat kryesore

23 Qershor 2026 | 11:58

Unioni i Sindikatave zhvilloi këtë të martë një protestë para Ministrisë së Financave, në vijim të aksioneve protestuese që prej 24 ditësh po mbahen para Kryeministrisë.

Gjatë tubimit, përfaqësues të sindikatave dhe protestuesit ngritën shqetësimet e tyre lidhur me kushtet e punës, nivelin e pagave dhe largimin e profesionistëve nga vendi. Ata kërkuan ndërhyrje konkrete nga institucionet për të përmirësuar situatën e punonjësve në sektorë të ndryshëm.

Në fjalën e tyre, protestuesit theksuan pesë kërkesat kryesore që, sipas tyre, duhet të jenë prioritet i politikave qeveritare.

Kërkesat e Unionit të Sindikatave janë:

  1. Më shumë investime në shërbimet publike;
  2. Paga të drejta dhe kushte dinjitoze pune;
  3. Mbrojtja e vendeve të punës dhe e të drejtave sindikale;
  4. Ndalimi i largimit të profesionistëve nga vendi;
  5. Një tranzicion dixhital i drejtë që respekton të drejtat e punonjësve.
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjyqi ndaj kryebashkiakut të Vaut të Dejës, pyetet dëshmitari i radhës. Shtyhet seanca për më 14 korrik

Në Gjykatën e Posaçme këtë të martë është zhvilluar seanca e radhës në gjyqin ndaj kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli. Në seancë u...
13:37 | 23/06/2026

Operacion masiv antidrogë në Krujë, gjenden fidanë dhe bimë narkotike (VIDEO)

Prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të marte, efektivë të Policisë së Tiranës dhe të Komisariatit Krujë po kryejnë kontrolle në shkallë të...
13:14 | 23/06/2026

E rëndë në Përrenjas, 69-vjeçari i vë flakën bashkëshortes pas një konflikti. Vihet në pranga

Ngjarje e rëndë në fshatin Karakavec të Përrenjasit, ku një 69-vjeçar dyshohet se i ka vënë flakën bashkëshortes së tij pas një konflikti në familje....
13:08 | 23/06/2026