Putin paralajmëron Perëndimin: Çdo sulm ndaj Rusisë do të marrë përgjigje
Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi të martën se vendet evropiane kanë shmangur deri tani nisjen e sulmeve ndaj Rusisë nga territori i tyre, pasi janë të vetëdijshme se veprime të tilla do të sillnin një kundërpërgjigje nga Moska.
Duke folur para të diplomuarve të akademive ushtarake ruse në Moskë, Putin tha se vendet perëndimore që mbështesin Ukraina po përpiqen të shmangin përfshirjen e drejtpërdrejtë në sulmet kundër Rusisë.
Sipas tij, shtetet që ndihmojnë operacionet me dronë kundër territorit rus nuk i kanë vlerësuar plotësisht pasojat e mundshme të veprimeve të tyre. Putin akuzoi gjithashtu Kievin për sulme ndaj infrastrukturës civile dhe objekteve energjetike, duke i cilësuar ato si përpjekje për të minuar besimin e qytetarëve.
Presidenti rus theksoi se mbështetja e gjerë perëndimore i ka mundësuar Ukrainës të rrisë ndjeshëm kapacitetet e saj për sulme me dronë, ndërsa akuzoi vendet e NATO se po rrisin shpenzimet ushtarake dhe po përgatiten për një përballje me Rusinë.
“NATO po përdor pretendimet për një kërcënim rus për të justifikuar rritjen e buxheteve të mbrojtjes dhe modernizimin ushtarak”, tha Putin, duke shtuar se Rusia është e gatshme t’i përgjigjet “menjëherë dhe në mënyrë adekuate çdo kërcënimi të jashtëm dhe të brendshëm”.
Celine Dion rikthehet pas periudhës së vështirë, projekti i ri ngjall interes global
Qeveria amerikane po përpiqet të parandalojë shitjen e sendeve nga Titaniku në ankand
Sulmi rus vret tre persona në qytetin ukrainas të Krivyi Rih
- 17:59 Shqipëria memorandum bashkëpunimi me kompaninë ENI, Karakaçi: HUB Kombëtar për produktet energjetike
- 17:56 Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve të mërkurën në selinë e PS-së
- 17:55 Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, mikrobusi i turistëve përplaset me një makinë, 2 të plagosur
- 17:54 Celine Dion rikthehet pas periudhës së vështirë, projekti i ri ngjall interes global
- 17:54 Shqipëria marrëveshje me kompaninë energjetike italiane, Rama: Do krijohet rezerva strategjike e naftës
- 17:37 FIFA pezullon komentatorin e Kupës së Botës që protestoi për kartonin e kuq të Almiron kundër Turqisë