“Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj tha në emisionin Now në Euronews Albania se gjëja më e mirë që duhet të bëjë kryeministri Edi Rama në këtë fazë të lëvizjes është të japë dorëheqjen.
Kjo, sipas tij, nuk ka gjasa të ndodhë, pasi Rama do të vazhdojë luftën e fortë, sepse vetë sistemi që ka ngritur nuk e lejon të largohet në këtë mënyrë.
“Pyetja është a do të gjejë kurajon të përballet Rama. Në një situatë normale, një njeri që është në krye të qeverisë duhet të lexojë arsyet. Flamingoja ishte shkaku, këta njerëz kanë dalë për shumë gjëra. Nuk ka më shans Rama të dialogojë dhe as të pranohet si interlokutor. Te Goxhaj, Rama do që përmes këtij debati të krijojë një lloj dialogu me protestuesit, por kam përshtypje që as këtë s’e arrin dot.
Në këtë fazë që ka arritur lëvizja, ajo që duhet të ndodhë është që të dalë një ditë të bukur dhe të japë dorëheqjen. Në këtë fazë Rama është i urryer. Unë nuk besoj që do ta bëjë, do të vazhdojë luftën e fortë, se nuk është i lirë ta bëjë, sepse nuk e lejon i gjithë sistemi që ka ngritur”, tha Alibeaj.
“Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
“Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar
- 21:53 Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës