Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord

24 Qershor 2026 | 13:31

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat këtë të mërkurë është ndalur edhe te protestat që po zhvillohen në Tiranë, konkretisht te pesë kërkesat që u lexuan dy ditë më parë nga Dritan Goxhaj.

I pyetur nga gazetarët, Berisha tha se ndër kërkesat e paraqitura përfshihet dorëheqja e menjëhershme e Kryeministrit Edi Rama, një kërkesë që sipas tij Partia Demokratike e mbështet pa asnjë rezervë.

Ndërkohë ai shtoi se po ashtu mbështet edhe propozimin për kufizimin e mandatit të kryeministrit në dy mandate, duke theksuar se PD është plotësoshtë dakord dhe se që nesër e voton këtë nismë.

“Në kërkesat e lexuara e të paraqitura nga Goxhaj, ripërsëritet dorëheqja e menjëhershme e Edi Ramës. Kërkesë kjo që ne e mbështesim pa asnjë rezervë, fuqimisht dhe kemi po atë thirrje. Së dyti, kërkohet, ndër pesë kërkesat e para, është kufizimi i mandatit të kryeministrit në dy mandate. Partia Demokratike është plotësisht dakord. Plotësisht dakord! Që nesër është e gatshme të votojë në parlament dhe të bëjë thirrje qytetarëve të votojnë për një masë të tillë.

Pse kjo? Sepse u bë e qartë se Edi Rama nuk lejon rotacionin e pushtetit. Nuk lejon. Për këtë jo se e themi ne, tashmë e thonë dokumentet ndërkombëtare. Atëherë ka një mençuri, ta përcaktojë kushtetuta, ta largojë kushtetuta.

Dhe të them dhe një gjë, si kryeministër, në qoftë se ti punon për një program, tetë vite i ke absolutisht të mjaftueshme. Jo për zbatimin 100% të tij nuk them, po për zbatimin e pikave më kryesore të tij dhe për zbatimin e tij në masën 80-90%.

Pra, çfarë qëndron në rastin e Edi Ramës, qëndron se ai qëndron në pushtet pa zgjedhje. Me farsë elektorale, me farsë elektorale. Dhe unë kuptoj që protestuesit duan t’i japin një përgjigje të tillë nëpërmjet ndryshimit të Kushtetutës.

Përsa u përket ligjeve të tjera, ju jeni dëshmitarë. Ata që përpiqen të fshijnë memorien është tjetër punë, memoria nuk fshihet. Kjo parti ka luftuar më shumë se kushdo tjetër kundër atyre ligjeve. Ka ndjekur çdo procedurë të mundshme kundër tyre, qoftë kundër amendimit të ligjit për mbrojtjen e zonave të mbrojtura, për trashëgimisë kulturore, për koncesionet, PPP-të dhe investimet strategjike”, u shpreh ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)

Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit të Llogarasë këtë të mërkurë. Sipas pamjeve, forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur...
14:13 | 24/06/2026

Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët

Kleviol Ahmeti, i njohur gjerësisht si “Cllevio”, ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme lidhur me marrëdhëniet e tij me Laert Haxhiun dhe përplasjen fizike me...
13:19 | 24/06/2026

Stuhi e fuqishme në Librazhd, rrufeja godet tufën e dhive në Shebenik. Shpëton bariu

Një stuhi e fuqishme e shoqëruar me aktivitet të dendur elektrik ka përfshirë zonat malore të Librazhdit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në blegtori. Sipas...
13:09 | 24/06/2026