Vajza e ish-kryeministrit Bashkim Fino emërohet zv.ministre e Punëve të Jashtme
Vajza e ish-kryeministrit të ndjerë Bashkim Fino, Megi Fino është emëruar në postin e zv.ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Ky vendim është marrë ditën e sotme gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave me propozim të vetë kryeministrit Edi Rama.
Megi Fino ishte e pranishme në Kongresin e jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste, i cili u mbajt më 12 qershor në stadiumin “Air Albania”.
Ajo mbajti një fjalim para socialistëve, ndërsa konfirmoi faktin se do të vijojë projektin politik të nisur nga babai i saj. Bashkim Fino u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare në mars të këtij viti, pasi u infektua me COVID-19.
Po ashtu pati edhe lirime nga detyra. Bazuar në VKM-në e publikuar në Fletoren Zyrtare theksohet zv. ministri i Infrastrukturës Etjen Xhafaj dhe zv. ministri i Mbrojtjes Petro Koçi janë liruar nga detyra për shkak se më 25 prill u zgjodhën deputetë nga radhët e Partisë Socialiste.
LEXONI GJITHASHTU:
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut