Balla: Nuk e njohim Sali Berishën si përfaqësues të protestës

25 Qershor 2026 | 11:58

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka sqaruar për mediat arsyet pse mazhoranca nuk ka pranuar kërkesën e demokratëve për një mocion me debat në Kuvend.

Sipas tij, Partia Socialiste nuk e njeh Partinë Demokratike si përfaqësuese të protestës, ndërsa kërkesa e paraqitur nga opozita është konsideruar e ndërtuar mbi pretendime që nuk e përfaqësojnë këtë lëvizje qytetare.

“Nuk e njohim partinë e PD si parti përfaqësuese të protestës. Kushdo qofshin organizatorët, meqë kanë pasdite radhën e tyre për të folur në përgjigjen edhe nëse partia e PD ka mandat apo jo. Sapo nga protestuesit të mbërrijë në kuvend një kërkesë me shkrim do t’u përgjigjem. PD kërkonte në emër të protestuesve, 1, 2, 3, 4 gjëra, kështu ishte ndërtuar kërkesa për mocion me debat”, tha ai.

Deklarata e Ballës vjen në një klimë të tensionuar politike mes mazhorancës dhe opozitës, ku çështja e protestave dhe mënyra e përfaqësimit të tyre në Kuvend ka qenë një nga pikat kryesore të debatit parlamentar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama nga Polonia: Ukraina po rindërton guximin e Evropës

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të enjte në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës që po zhvillohet në Poloni, ku mbajti edhe një fjalim të...
12:56 | 25/06/2026

Ali Ahmeti reagoi kundra protestave në Shqipëri, reagon Bardhi: Po keq përdoret nga PS

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka folur këtë të enjte lidhur me zhvillimet e protestës qytetarë në Tiranë. Bardhi ka komentuar reagimin...
12:44 | 25/06/2026

Bardhi: Mocioni për protestën dhe raportin e PE u rrëzua pa argument, Parlamenti i vetmi që nuk i ka kushtuar vëmendje

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi këtë të enjte ka folur për mediat pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve. Bardhi u shpreh se...
12:33 | 25/06/2026