Akuzat për sigurinë ushqimore në Akademinë e Sigurisë, reagon “SORI-AL”

25 Qershor 2026 | 12:30

Shoqëria SORI-AL ka reaguar përmes një deklarate zyrtare lidhur me publikimet e fundit mbi një ngjarje të raportuar në Akademinë e Sigurisë, ku disa studentë janë përballur me shqetësime shëndetësore.

Në reagimin e saj, kompania thekson se është vënë menjëherë në dijeni të situatës dhe ka ndjekur nga afër zhvillimet, duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet përgjegjëse. Sipas saj, studentët e prekur janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë rikthyer në mjediset e akademisë.

“SORI-AL” kujton se kjo është hera e dytë që raportohet një episod i ngjashëm brenda një periudhe të shkurtër, duke shtuar se pas ngjarjes së muajit maj janë forcuar masat e kontrollit në të gjithë zinxhirin e furnizimit ushqimor, nga prodhimi deri te shpërndarja dhe konsumimi.

Në deklaratë, kompania ngre gjithashtu shqetësimin se janë konstatuar raste të futjes dhe konsumimit të ushqimeve të porositura nga jashtë sistemit të kontraktuar të furnizimit, element që sipas saj duhet të merret në konsideratë nga hetimet institucionale.

“SORI-AL” thekson se prodhon dhe shpërndan mbi 1.000 racione ushqimore në ditë dhe operon prej më shumë se 23 vitesh në sektorin e kateringut për institucionet publike, duke shtuar se nuk ka pasur më parë episode të përsëritura të kësaj natyre në një periudhë kaq të shkurtër.

Në vijim, kompania i bën thirrje institucioneve të Akademisë së Sigurisë që të forcojnë monitorimin e rregullave për konsumimin e ushqimit brenda institucionit dhe të parandalojnë futjen e produkteve ushqimore nga burime të pakontrolluara.

Po ashtu, ajo ngre edhe çështje të kushteve higjieno-sanitare gjatë konsumimit të ushqimit, duke përmendur mungesën e mundësisë për larjen e duarve me ujë të ngrohtë dhe detergjent, si edhe faktin që studentët konsumojnë ushqimin menjëherë pas stërvitjes. Sipas kompanisë, edhe këta faktorë duhet të jenë pjesë e hetimit dhe analizës institucionale.

Në përfundim të deklaratës, “SORI-AL” shprehet e gatshme për bashkëpunim të plotë me institucionet dhe kërkon që hetimet të bazohen në analiza laboratorike dhe prova shkencore, duke shmangur përfundimet e parakohshme. Kompania njofton gjithashtu se është në pritje të rezultateve të analizave të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, si edhe të një analize të pavarur të kryer në laborator të akredituar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë

Gjashtë funksionarë të shtetit janë vënë nën masa sigurimi me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, pasi dyshohen për përfshirje në një skemë abuzimi me fondet...
14:13 | 25/06/2026

U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij

Policia e Korçës këtë të enjte ka finalizuar një operacion ku ka vënë në pranga një 31-vjeçar ndërsa është proçeduar në gjendje të lirë kushëriri...
13:32 | 25/06/2026

Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë

Është arrestuar në flagrancë këtë të enjte autori i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kavajë, ku pas një konflikti mes dy vëllezërve, njëri...
13:27 | 25/06/2026