Rama publikon mesazhin e mbështetësit: Dorëhiqu Kryeministër se e bëre Shqipërinë të njohur ndërkombtarisht
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale në ditën e 27-të të protestës qytetare që po zhvillohet në Tiranë, ku protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë së tij. Rama ka publikuar një status ku shihet mesazhi i një mbështetësi i cili ironizon kërkesat e protestuesve.
Në postimin e publikuar këtë mëngjes, Rama shkruan:
“MIRËMËNGJES
dhe me kërkesën e mëposhtme për dorëheqje nga një numër i panjohur, të cilën e mirëkuptoj plotësisht duke e pranuar përulësisht, ju uroj një ditë të qetë”
Më pas, kryeministri ka ndarë atë që e quan “𝗠𝗮𝗻𝗶𝗳𝗲𝘀𝘁𝗶 𝗶 (𝘀)𝗱𝗼𝗿ë𝗵𝗲𝗾𝗷𝗲𝘀!”, ku rendit një sërë zhvillimesh që, sipas tij, përfaqësojnë arritjet e qeverisë dhe ironizon kërkesat për largimin e tij nga detyra.
Në statusin e plotë thuhet:
“Është ndoshta fjala më e konsumuar në lëmin virtual, ndaj po ta risjell edhe unë si ‘Millennials’ me shpresën që “Gen Z” nuk do më denigrojë me komente.
Para se të vijoj po ju them, (me lehtësinë e një barre që nuk e kam mbi supe, bashkë me +800K vota) se qeverisjen e mundon më së shumti fodullëku dhe shkenca e gjithologjisë, por kjo meriton një hapësirë më të zgjeruar filozofike për diskutim.
Tani lexomë (nëse mundeni dhe natyrisht nëse doni).
Dorëhiqu për transformimet e zonave urbane dhe rurale.
Dorëhiqu për aeroportet!
Dorëhiqu për turizmin që shënon shifra rekord!
Dorëhiqu për negociatat që u hapen!
Dorëhiqu për konferencën e tetë ndërqeveritare.
Dorëhiqu për kthimin në shina të ekonomisë!
Dorëhiqu që sot keni rritur pagat në thuajse të gjithë sektorët e ekonomisë.
Dorëhiqu sepse sot protestohet paqësisht dhe në dritaren tënde nuk ka snajper!
Dorëhiqu për transformimet në arsimin, shëndetësi, infrastrukturë dhe jo vetëm.
Realiteti është bezdisës për ata që jetojnë me nostalgjinë e krizës së përhershme.
Dorëhiqu, sepse e ktheve Shqipërinë në një vend që sot respektohet ndërkombëtarisht.
Ose mendoje kështu: Dorëhiqu…në 2030! 🇪🇺🇦🇱
Nuk do të na duhesh atëherë, por do të kujtojmë me siguri.”
Postimi i Ramës vjen ndërsa protesta qytetare në Tiranë vijon prej 27 ditësh, me pjesëmarrësit që kanë artikuluar kritika ndaj qeverisë dhe kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.
GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn, 35 vite burg për Julian Meçajn
BE-ja propozon integrim gradual për vendet kandidate, zbardhet plani si mund të përfitojnë vendet kandidate
Sot dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit dhe ulen para Parlamentit
- 10:12 GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn, 35 vite burg për Julian Meçajn
- 10:02 TikTok dhe YouTube çaktivizojnë 4.7 milionë llogari fëmijësh në Indonezi pas kufizimeve të qeverisë
- 09:58 “Ich bin ein Berliner”, 63 vjet nga fjalimi i famshëm i Kennedyt
- 09:57 Sherr masiv mes disa personash në Kosovë, 3 të lënduar. Shpallen në kërkim autorët
- 09:49 Rritet në 304 numri i viktimave nga virusi Ebola në Kongo, 1155 raste të infektuara
- 09:45 Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë