“Ligjet nuk mjaftojnë”, Gonzato-magjistratëve të rinj: Duhet të ndryshojë mendësia në institucionet e drejtësisë

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
29 Qershor 2026 | 10:51

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, u bëri thirrje magjistratëve të rinj të kontribuojnë në ndryshimin e kulturës së institucioneve të drejtësisë, duke theksuar se standardet e reja nuk mund të arrihen vetëm përmes ndryshimeve ligjore.

Gjatë fjalës së mbajtur në Konferencën “Ndërveprimi i Drejtësisë me Median”, Gonzato tha se brezi i ri i magjistratëve po hyn në sistem në një moment vendimtar për drejtësinë shqiptare, ku pritshmëritë e qytetarëve janë rritur ndjeshëm.

“Institucionet nuk krijohen vetëm nga ligjet. Ato kërkojnë një ndryshim kulture dhe mendësie nga njerëzit që punojnë në to. Nuk jam i bindur se ky ndryshim është arritur plotësisht. Tashmë është në dorën tuaj që drejtësia të ofrohet në kohë dhe me cilësi të lartë”, u shpreh ambasadori i BE-së.

Ai u ndal edhe te rëndësia e vendimmarrjes së pavarur, duke u kërkuar magjistratëve të mos ndikohen nga presionet e jashtme, përfshirë ato që mund të vijnë nga rrjetet sociale apo media.

“Një vendim i mirëarsyetuar dhe i pavarur është thelbësor. Reforma në drejtësi mund të forcohet vetëm përmes integritetit të përditshëm të atyre që japin drejtësi. Asnjë ligj, sado i mirë të jetë, nuk mund ta zëvendësojë këtë vullnet”, deklaroi Gonzato.

Ambasadori rikonfirmoi mbështetjen e Bashkimit Evropian për sistemin shqiptar të drejtësisë, duke theksuar se investimi te brezi i ri i magjistratëve është një garanci për forcimin e sundimit të ligjit në vend.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata vendos, lihet në burg autori i vrasjes së vëllait të tij në Kavajë

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka lënë në burg autorin e dyshuar të vrasjes së ndodhur më 25 qershor 2026...
12:24 | 29/06/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026

Mbyllet mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, zbardhen diskutimet

Një mbledhje e grupit parlamentar të PS është mbajtur në Kryesinë e Kuvendit ku pjesë e saj ishte dhe kryeministri Edi Rama. Gazetarja Eksiola Shehu...
11:25 | 29/06/2026