Festë kombëtare në Paraguai pas eliminimit të Gjermanisë

30 Qershor 2026 | 10:18

Paraguai ka shpallur të martën festë kombëtare për të kremtuar fitoren historike ndaj Gjermanisë në Kupën e Botës, sukses që i siguroi kombëtares kualifikimin në fazën e 1/8 së finales. Vendimi u mor nga presidenti Santiago Peña, i cili e cilësoi triumfin si një moment që tejkalon sportin dhe përfaqëson identitetin e popullit paraguaian.

Paraguai eliminoi katër herë kampionët e botës pasi triumfoi 4:3 në ekzekutimin e penalltive, pas barazimit 1:1 në kohën e rregullt dhe vazhdimet. Ky rezultat konsiderohet si një nga befasitë më të mëdha në historinë e Kupës së Botës.

Presidenti Peña publikoi në rrjetet sociale fotografinë e nënshkrimit të dekretit, duke deklaruar: “Sot, një vend i tërë feston”. Ai shtoi se skuadra përfaqëson “vendosmërinë, besimin dhe forcën e njerëzve që nuk dorëzohen kurrë”.

Në tekstin e dekretit thuhet se fitorja e Paraguait shkon përtej sportit dhe se “Qeveria nuk mund të qëndrojë indiferente ndaj kësaj arritjeje të jashtëzakonshme”, duke theksuar se është e nevojshme të krijohen kushtet që qytetarët të mblidhen dhe të festojnë këtë ditë historike.

Paraguai bëhet kështu vendi i dytë i Amerikës së Jugut që shpall festë kombëtare pas një fitoreje befasuese ndaj Gjermanisë në këtë Kupë Bote. Javën e kaluar, edhe Ekuadori shpalli pushim kombëtar pasi mposhti Gjermaninë me rezultat 2:1 në fazën e grupeve dhe siguroi kalimin në fazën eliminatore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kombëtarja U-21 do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, grupet kundërshtare që do luajnë

Kombëtarja shqiptare U-21 do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, një nga aktivitetet më të rëndësishme sportive në rajonin e Mesdheut, që do...
12:43 | 30/06/2026

Kupa e Botës 2026, incidente në Hagë pas kualifikimit të Marokut ndaj Holandës

Tifozët marokenë u përleshën me policinë në Hagë dhe festuan në Kazablanka pasi Maroku e detyroi Holandën të eliminohej para kohe nga Kupa e Botës,...
10:23 | 30/06/2026

Botërori vazhdon edhe sot me tre përballje interesante, ekipet që luajnë

Faza e 1/16 së finales në Kupën e Botës 2026 vazhdon edhe sot me tre përballje interesante, nga të cilat do të dalin edhe tre...
08:30 | 30/06/2026