Aksident në aksin Vlorë–Llakatund, përplasen dy automjete (VIDEO)

30 Qershor 2026 | 12:47

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të marte në fshatin Risili, në aksin rrugor Vlorë–Llakatund.

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Si pasojë e përplasjes, të dy mjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë kryer veprimet procedurale dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë–Durrës, furgoni me pasagjerë del nga rruga

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në autostradën Tiranë–Durrës. Sipas informacioneve paraprake, një furgon me pasagjerë është përfshirë në një...
15:15 | 30/06/2026

“Planet madhështore”, Rama publikon bisedat e organizatorëve të protestës, qytetari: Mos e ço nëpër mend dorëheqjen

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale atë që ai e paraqet si një bisedë të pretenduar në një grup WhatsApp të organizatorëve të...
15:09 | 30/06/2026

“Shoqërohen 6 protestues”, Agron Shehaj: U dhunuan hapur përpara kamerave

Agron Shehaj i është bashkuar turmës së protestuesve në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Shehaj deklaroi për mediat se janë 6 protestues të arrestuar për...
14:40 | 30/06/2026