Zbulimi i laboratorit të kokainës në Frakull, GJKKO dënon me 14 vite burg kimistin nga Kolumbia

30 Qershor 2026 | 13:06

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, ka dënuar këtë të martë me 14 vite burg shtetasin kolumbian Saimir Rosales Rodriguez, i akuzuar si kimisti që do të përpunonte dhe ndante kokainën në laboratorin e zbuluar në Frakull.

Rodriguez për të cilin SPAK kishte kërkuar po kaq vite heqje lirie sa vendosi GJKKO, u gjykua në mungesë në Shqipëri, ndërsa pritet ekstradimi i tij nga Kolumbia.

Ai u arrestua në shtator të vitit të kaluar nga autoritetet kolumbiane, pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar në kuadër të hetimeve për laboratorin e kokainës në Frakull.

Sipas dosjes hetimore, kolumbiani dyshohet se kishte rol kyç në procesin e përpunimit dhe ndarjes së lëndës narkotike në laboratorin që u zbulua gjatë operacionit të autoriteteve shqiptare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë–Durrës, furgoni me pasagjerë del nga rruga

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në autostradën Tiranë–Durrës. Sipas informacioneve paraprake, një furgon me pasagjerë është përfshirë në një...
15:15 | 30/06/2026

“Planet madhështore”, Rama publikon bisedat e organizatorëve të protestës, qytetari: Mos e ço nëpër mend dorëheqjen

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale atë që ai e paraqet si një bisedë të pretenduar në një grup WhatsApp të organizatorëve të...
15:09 | 30/06/2026

“Shoqërohen 6 protestues”, Agron Shehaj: U dhunuan hapur përpara kamerave

Agron Shehaj i është bashkuar turmës së protestuesve në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Shehaj deklaroi për mediat se janë 6 protestues të arrestuar për...
14:40 | 30/06/2026