Berisha reagon pas protestës pranë Parlamentit: Policia ushtroi dhunë ndaj qytetarëve, të lirohen të shoqëruarit

30 Qershor 2026 | 15:33

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas incidenteve të shënuara këtë të martë jashtë godinës së Parlamentit, ku u zhvillua një protestë qytetare.

Përmes një deklarate për mediat, Berisha dënoi atë që e cilësoi si dhunë të ushtruar nga Policia e Shtetit ndaj protestuesve, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të personave të shoqëruar.

“Dënoj me ashpërsinë më të madhe dhunën dhe arrogancën e Policisë së Shtetit ndaj qytetarëve që protestojnë. Është e papranueshme që, ndërsa në Parlament shërbëtorët e Edi Ramës përpiqen të zhvlerësojnë protestën madhështore të shqiptarëve, në rrugë dërgojnë policinë për t’i dhunuar ata që kërkojnë të dëgjohen”, thuhet në deklaratën e Berishës.

Sipas kreut të PD-së, përdorimi i forcës ndaj protestuesve tregon, sipas tij, frikën e qeverisë përballë qytetarëve.

“Kur një qeveri nuk i përgjigjet qytetarëve me argumente, por me forcë, ajo tregon frikë, jo fuqi. Dhuna ndaj protestuesve paqësorë dhe përpjekjet për të heshtur zërin e tyre janë shenja të qarta të arrogancës së pushtetit dhe të një regjimi që po humbet legjitimitetin në sytë e qytetarëve”, deklaroi Berisha.

Në përfundim të reagimit të tij, kreu i Partisë Demokratike kërkoi lirimin e menjëhershëm të protestuesve të shoqëruar nga policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qeveria miraton “bonusin e verës” për pensionistët, sa do të jetë shuma që do të përfitojnë

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, ka njoftuar se qeveria ka miratuar një bonus të ri për pensionistët, i cili do të quhet “bonusi...
17:07 | 30/06/2026

Aksidenti tragjik i furgonit të Beratit, policia: 2 viktima dhe 15 të plagosur, oficeri Vatoci jep detaje nga vendi i ngjarjes

Drejtori i Policisë Rrugore ka dhënë detaje për mediat nga vendi i ngjarjes ku ndodhi aksidenti i rëndë i një furgoni të linjës Berat–Tiranë. Sipas...
16:35 | 30/06/2026

Pamjet me dron nga aksidenti tragjik i furgonit me pasagjerë, 2 të vdekur dhe 15 të plagosur në autostradën Tiranë–Durrës

Këto janë pamjet e siguruara nga Euronews, të furgonit të linjës Tiranë-Berat dhe anasjelltas që u aksidentua këtë të martë në autostradën Tiranë–Durrës, ku si...
15:59 | 30/06/2026