Aksidenti tragjik i furgonit të Beratit, oficeri Vatoci jep detaje nga vendi i ngjarjes
Drejtori i Policisë Rrugore ka dhënë detaje për mediat nga vendi i ngjarjes ku ndodhi aksidenti i rëndë i një furgoni të linjës Berat–Tiranë.
Sipas oficerit Perlat Vatoci, rreth orës 15:00 është marrë njoftimi për aksidentin, ku mjeti ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me trafikndarësen, përpara se të dalë nga rruga.
Ai bëri të ditur se si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy persona, ndërsa 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Sipas tij, një nga të plagosurit ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa mes të lënduarve është edhe një fëmijë, i cili raportohet në gjendje jo të mirë shëndetësore.
( Për sqarim, në një njoftim të dytë policia sqaron se ka vetëm një viktimë nga aksidenti pasi fillimisht u raportua për dy viktima por fëmija i plagosur është rikthyer në jetë në një spital privat ku e kishin çuar pa shenja jete ).
“Një fëmijë, i cili mbërriti në spitalin privat pa shenja jete dhe fillimisht u raportua si viktimë, u rikthye në jetë nga ekipi mjekësor përmes procedurave të reanimimit. Më pas, fëmija është transportuar në Spitalin Ushtarak dhe ndodhet nën kujdes intensiv mjekësor”, njofton policia.
“Paraprakisht dyshohet se mjeti ka humbur kontrollin,” u shpreh oficeri Vatoci, duke shtuar se furgoni ishte i licencuar për linjën Berat–Tiranë dhe anasjelltas dhe po udhëtonte në drejtim të kryeqytetit në momentin e aksidentit.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.
Aksident në Mallakastër, kamioni me koshere del nga rruga dhe përmbyset, bletët shpërndahen në zonë (VIDEO)
Pogradec, dy aksidente në një hark të shkurtër kohor, plagosen disa persona
Braçe reagon për protestën te Parlamenti: Sulmi ndaj policisë cenon autoritetin e shtetit, dhuna nuk është ‘Shqipëria e re’
- 19:57 Dita e 31-të e protestës në Tiranë, qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë
- 19:49 Aksident në Mallakastër, kamioni me koshere del nga rruga dhe përmbyset, bletët shpërndahen në zonë (VIDEO)
- 19:43 Pogradec, dy aksidente në një hark të shkurtër kohor, plagosen disa persona
- 19:26 Braçe reagon për protestën te Parlamenti: Sulmi ndaj policisë cenon autoritetin e shtetit, dhuna nuk është ‘Shqipëria e re’
- 19:12 Valdrin Pjetri emërohet në krye të Agjencisë së Trajtimit të Pronave
- 19:10 Protesta te Parlamenti, Koçiu: Dhuna është e papranueshme, Shqipëria nuk merret peng nga kaosi