Avokati i Popullit nis hetim për ndërhyrjen e Policisë në protestën para Parlamentit
Avokati i Popullit ka reaguar këtë të martë lidhur me ndërhyrjen e Policisë së Shtetit gjatë protestës së zhvilluar përpara Parlamentit, duke shprehur shqetësim të thellë për pamjet e publikuara nga shoqërimi i protestuesve.
Në një deklaratë zyrtare, institucioni thekson se pamjet filmike ngrenë dyshime serioze për përdorim joproporcional të forcës dhe cenim të dinjitetit njerëzor.
Sipas Avokatit të Popullit, përfaqësues të institucionit u paraqitën gjatë ditës së sotme në komisariat për të verifikuar kushtet e ndalimit, trajtimin e personave të shoqëruar dhe respektimin e të drejtave të tyre procedurale. Ndërsa grupit të monitorimit iu lejua hyrja e menjëhershme, institucioni bën të ditur se i njëjti akses nuk iu mundësua avokatëve të të ndaluarve.
Ndërkohë, Avokati i Popullit ka nisur një hetim administrativ me iniciativë (ex-officio). Nga verifikimi paraprak i pamjeve filmike, sipas deklaratës, evidentohen raste të goditjeve fizike ndaj protestuesve gjatë shoqërimit, çka ngre dyshime për trajtim degradues dhe përdorim joproporcional të forcës.
Institucioni rikujton se parimi i proporcionalitetit lejon përdorimin e forcës vetëm për neutralizimin e një rreziku real dhe kërkon ndërprerjen e saj sapo rezistenca të pushojë. Gjithashtu, theksohet se reagimi ndaj akteve simbolike nuk justifikon në asnjë rast ushtrimin e dhunës fizike ndaj protestuesve.
Avokati i Popullit i ka kërkuar Policisë së Shtetit dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore që brenda 48 orëve të paraqesin sqarime me shkrim, duke përfshirë urdhrin operacional të ndërhyrjes, regjistrimet e kamerave trupore dhe bazën ligjore mbi të cilën është përdorur forca.
Institucioni njofton se, në përfundim të hetimit administrativ, do të japë rekomandime për masa konkrete në çdo rast ku evidentohen shkelje, ndërsa garanton se do të ndjekë me vëmendje të gjithë procesin për të siguruar respektimin e së drejtës për të protestuar.
Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)
Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti
Vala e të nxehtit, mbi 400 raste në Urgjencën e QSUT-së brenda një dite
- 21:04 Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit
- 20:58 INSTAT: Udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3%, Italia dhe Greqia destinacionet më të preferuara të shqiptarëve
- 20:47 “E duan Shqipërinë shesh për horrllëk e pisllëk”, Rama: Korbat dhe sorrat do dështojnë
- 20:39 Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)
- 20:31 Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti
- 20:27 Vala e të nxehtit, mbi 400 raste në Urgjencën e QSUT-së brenda një dite