Aksidenti tragjik, Shefi i Traumës: 2 fëmijë të plagosur, 2 shtetas të huaj në gjendje të rëndë dhe 5 pacientë në operacion

30 Qershor 2026 | 18:39

Shefi i Urgjencës së Traumës, Agustin Suma, ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurve nga aksidenti i rëndë i ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku u përfshi një autobus i linjës Berat–Tiranë.

Sipas tij, drejtuesi 36-vjeçar i autobusit ka mbërritur në spital pa shenja jete, ndërsa mes të plagosurve ndodhen edhe dy të mitur. Njëri prej tyre, një fëmijë 8-9 vjeç, është në gjendje të rëndë, ndërsa një 14-vjeçar po mbahet nën vëzhgim në repartin e observimit.

Shefi i Urgjencës bëri të ditur se pesë pacientë, të moshës 30 deri në 50 vjeç, po i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale. Dy prej tyre janë shtetas të huaj, identiteti i të cilëve ende nuk është konfirmuar.

“Janë 2 të mitur, një i moshës 8-9 vjeç në gjendje të rëndë, një tjetër 14 vjeç në repartin e observimit. 5 pacientë 30-50 vjeç po i nënshtrohen operacionit. 2 prej tyre janë shtetas të huaj, identiteti i të cilëve nuk është konfirmuar ende. Ndodhen në gjendje të rëndë. 5 të tjerë janë në gjendje të stabilizuar në urgjencë. Këta nuk paraqesin rrezik për jetën. Ekipi mjekësor po ndjek nga afër ecurinë klinike të çdo pacienti”, deklaroi Suma.

Sipas tij, mjekët vijojnë të monitorojnë nga afër gjendjen e të gjithë të lënduarve, ndërsa prioritet mbetet trajtimi i pacientëve në gjendje më të rëndë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e së shtunës zonën e Lumit të Vlorës, konkretisht fshatin Vranisht, duke sjellë reshje intensive shiu dhe erë...
20:39 | 30/06/2026

Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti

Temperaturat e larta që kanë përfshirë Elbasanin po sjellin një rritje të rasteve që kërkojnë ndihmë mjekësore, veçanërisht mes grupeve më të rrezikuara. Vetëm gjatë...
20:31 | 30/06/2026

Vala e të nxehtit, mbi 400 raste në Urgjencën e QSUT-së brenda një dite

Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin gjatë ditëve të fundit kanë sjellë një rritje të ndjeshme të rasteve që kërkojnë ndihmë mjekësore. Vetëm gjatë...
20:27 | 30/06/2026