Valdrin Pjetri emërohet në krye të Agjencisë së Trajtimit të Pronave

30 Qershor 2026 | 19:12

Kryeministri Edi Rama ka emëruar Valdrin Pjetrin në detyrën e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë së Trajtimit të Pronave (ATP).

Në këtë funksion, Pjetri do të drejtojë institucionin përgjegjës për proceset e njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronave, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Valdrin Pjetri ka përfunduar studimet e larta në Financë-Kontabilitet dhe mban një master të nivelit të dytë në Lidership.

Ai ka një karrierë të gjatë në administratën publike, duke mbajtur disa pozicione drejtuese në institucione të ndryshme shtetërore. Nga viti 2010 deri në vitin 2014 ka shërbyer si administrator pranë Ministrisë së Financave, ndërsa në periudhën 2014–2017 ka qenë drejtor i përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes.

Në vijim, në vitin 2018 është emëruar drejtor i Hipotekës së Tiranës, ndërsa në vitin 2019 ka mbajtur detyrën e kryeregjistruesit dhe më pas atë të prefektit të Qarkut Shkodër. Që prej vitit 2022 ka ushtruar funksionin e administratorit të AMI pranë Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Gjatë gjithë karrierës së tij, Pjetri ka akumuluar eksperiencë në menaxhim institucional dhe drejtim administrativ në sektorin publik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e së shtunës zonën e Lumit të Vlorës, konkretisht fshatin Vranisht, duke sjellë reshje intensive shiu dhe erë...
20:39 | 30/06/2026

Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti

Temperaturat e larta që kanë përfshirë Elbasanin po sjellin një rritje të rasteve që kërkojnë ndihmë mjekësore, veçanërisht mes grupeve më të rrezikuara. Vetëm gjatë...
20:31 | 30/06/2026

Vala e të nxehtit, mbi 400 raste në Urgjencën e QSUT-së brenda një dite

Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin gjatë ditëve të fundit kanë sjellë një rritje të ndjeshme të rasteve që kërkojnë ndihmë mjekësore. Vetëm gjatë...
20:27 | 30/06/2026