Pogradec, dy aksidente në një hark të shkurtër kohor, një i vdekur dhe disa të plagosur
Dy aksidente rrugore janë regjistruar pasditen e kësaj të marte në Pogradec, brenda një harku të shkurtër kohor. Paraprakisht dyshohet se reshjet e shiut dhe lagështia në rrugë kanë ndikuar në humbjen e kontrollit të mjeteve.
Aksidenti i parë ka ndodhur në Qafë Pllocë, në aksin e ri rrugor, ku drejtuesi i një furgoni ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës.
Si pasojë e përplasjes, shoferi ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Bashkiak të Pogradecit ku dhe ka humbur jetën.
“Drejtuesi i mjetit Amarildo Islamaj është 32 vjeçari nga Vlora i cili ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës në të dy krahët e saj. Goditja ka qenë shumë e fortë dhe shoferi ka marre dëme të mëdha, që i kanë shkaktuar humbjen e jetës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”, njofton policia.
Ndërkohë, një tjetër aksident është regjistruar në aksin Pogradec–Lin, pranë fshatit Pojskë. Sipas informacioneve paraprake, nga përplasja kanë mbetur të plagosur të paktën tre persona, ndërsa njëri prej tyre ka mbetur i bllokuar brenda automjetit, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e shërbimeve të emergjencës.
Policia dhe grupet hetimore kanë mbërritur në të dyja vendngjarjet dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidenteve.










Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)
Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti
Vala e të nxehtit, mbi 400 raste në Urgjencën e QSUT-së brenda një dite
- 21:04 Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit
- 20:58 INSTAT: Udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3%, Italia dhe Greqia destinacionet më të preferuara të shqiptarëve
- 20:47 “E duan Shqipërinë shesh për horrllëk e pisllëk”, Rama: Korbat dhe sorrat do dështojnë
- 20:39 Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)
- 20:31 Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti
- 20:27 Vala e të nxehtit, mbi 400 raste në Urgjencën e QSUT-së brenda një dite