Shisnin lëndë narkotike në plazhe dhe zona të ndryshme të Durrësit, arrestohen dy shpërndarësit (EMRAT)

1 Korrik 2026 | 09:58

Janë vënë në pranga këtë të mërkurë dy persona pasi u kapën në flagrancë duke shitur lëndë narkotike.

Sipas raportimeve të policisë, në pranga kanë rënë shtetasit Detar Rama., 33 vjeç, dhe Kadri Xhani, 27 vjeç, të cilët shpërndanin drogë kryesisht në zonën e plazhit dhe zona të tjera të qytetit të Durrësit.

Ndërkohë, nga ky operacion janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 100 doza lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara për shitje, një sasi parash, 2 armë të ftohta dhe 3 celularë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në DVP Durrës, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “The Hill 2”.

Gjatë operacionit u kapën në flagrancë, në fshatin Rrashbull, dhe u arrestuan shtetasit D. R., 33 vjeç, dhe K. Xh., 27 vjeç, të dy banues në Durrës, të cilët dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shitnin lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në banesat e tyre, u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në mbi 100 doza, gati për shitje, një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga shitja e lëndëve narkotike, 2 armë të ftohta (1 shkop bejsbolli dhe 1 thikë) dhe 3 celularë”, thuhet në njoftimin e policsë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

RENEA teston reagimin në rast pengmarrjeje në qendër tregtare (VIDEO)

Ministria e Brendshme ka publikuar një video që tregon zhvillimin e një simulimi të një rasti pengmarrjeje në një qendër tregtare, ku forcat speciale RENEA...
12:14 | 01/07/2026

Bie sistemi i doganës greke, radhë dhe pritje deri në 3 orë në Kapshticë

Sistemi i pikës doganore greke në Krystallopigi, në kufi me Kapshticën, ka pësuar një defekt ditën e sotme, duke shkaktuar radhë dhe pritje të gjata...
12:07 | 01/07/2026

Vokshi drejtuar Brahos: A keni hetuar për patronazhistët që vëzhgojnë SPAK-un?

Gjatë mbledhjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore, ku ishte i pranishëm edhe kreu i SPAK-ut, Klodian Braho, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur...
11:39 | 01/07/2026