GJKKO shpall të pafajshme kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi

1 Korrik 2026 | 10:54

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur të pafajshme kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi. Ajo akuzohej nga SPAK për veprën penale “përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike”.

Në vendimin e dhënë, gjyqtarja e çështjes, Irena Gjoka, ka argumentuar se nga shqyrtimi gjyqësor nuk provohet që kryebashkiakja ta ketë kryer veprën penale për të cilën rëndonte akuza. Gjatë gjithë fazës së hetimit dhe të gjykimit, Majlinda Bufi u hetua dhe u gjykua në gjendje të lirë.

Ky vendim pafajësie vjen në një kohë kur prokuroria e posaçme kishte kërkuar një masë dënimi për Bufin. Në pretencën e saj, SPAK kishte kërkuar dënimin e kryebashkiakes me 1.6 vite burgim.

Për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, ky dënim zbriste në 1 vit burg. Më tej, prokuroria kishte kërkuar pezullimin e dënimit me burg dhe vendosjen e kryebashkiakes në shërbim prove për një periudhë prej 2 vitesh.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka vendosur të mos i heqë mandatin kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, duke vlerësuar se në këtë...
14:10 | 01/07/2026

Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e 12 korrikut 2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, e cila dënoi me burgim...
14:02 | 01/07/2026

Breshëri godet Zavalinën në Elbasan, dëme të mëdha në pemët frutore dhe kulturat bujqësore (VIDEO)

Breshëri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonën e Zavalinës, në Bashkinë e Elbasanit, duke prekur veçanërisht sektorin e pemëtarisë dhe bujqësisë. Sipas informacioneve paraprake,...
13:41 | 01/07/2026