Inteligjenca gjermane: Irani po spiunon aktivistët opozitarë
Irani është një në mesin e tre shteteve që po spiunojnë aktivistët opozitarë që jetojnë në Gjermani dhe po përpiqen të depërtojnë në institucionet shtetërore, thuhet në raportin vjetor të publikuar më 30 qershor nga agjencia gjermane e inteligjencës së brendshme.
Raporti i agjencisë gjermane të inteligjencës së brendshme (BfV) përmend Iranin, Pakistanin dhe Marokun si vende që kanë “angazhuar burime njerëzore” në Gjermani për të “siguruar informacione”.
Sipas raportit, këto shtete po përpiqen gjithashtu të ndikojnë në politikën, mediat dhe trupat administrativë të Gjermanisë përmes “metodave klandestine”.
“Për udhëheqësit në Iran, këto grupe konsiderohen si kërcënim për vazhdimësinë e pushtetit të tyre, prandaj ata shtypin me dhunë protestat brenda vendit dhe i përndjekin këto grupe dhe individë edhe jashtë Iranit”, thuhet në raportin e inteligjencës gjermane.
Sipas raportit, komunitetet e huaja dhe aktivistët opozitarë po spiunohen ose po diskreditohen duke u paraqitur si ekstremistë, ndërsa individë të caktuar po përballen me kërcënime fizike.
Duke e prezantuar raportin, ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt, tha se sovraniteti i Gjermanisë po minohet përmes këtyre aktiviteteve.
Pas luftës 12-ditore mes Izraelit dhe Iranit në qershor të vitit 2025, shërbimet iraniane të inteligjencës kanë spiunuar organizata hebraike dhe mbështetësit e tyre në Gjermani dhe në pjesë të tjera të Evropës, u tha në raport.
Kryeministri francez shpall dënimin me burgim të përjetshëm për abuzuesit seksualë të fëmijëve
Publikohet renditja e pasaportave më të fuqishme, 9 nga 10 pasaportat më të forta në botë janë evropiane
BE vendos tarifë 3 euro për importet e lira online, preken platformat e njohura të shitjeve
- 14:17 Kryeministri francez shpall dënimin me burgim të përjetshëm për abuzuesit seksualë të fëmijëve
- 14:10 Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit
- 14:02 Rama në Ruhr Summit: Shqipëria, “laborator i vogël inteligjent” në Evropë
- 14:02 Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin
- 13:48 Publikohet renditja e pasaportave më të fuqishme, 9 nga 10 pasaportat më të forta në botë janë evropiane
- 13:44 U raportua i zhdukur pasi u zhyt në Liqenin e Batllavës, gjendet i vdekur 25-vjeçari