RENEA teston reagimin në rast pengmarrjeje në qendër tregtare (VIDEO)
Ministria e Brendshme ka publikuar në X një video që tregon zhvillimin e një simulimi të një rasti pengmarrjeje në një qendër tregtare, ku forcat speciale RENEA ndërhyjnë për neutralizimin e situatës.
Në skenarin e ushtrimit, shihet reagimi i shpejtë dhe profesional i njësisë elitë të Policisë së Shtetit, RENEA, e cila arrin të vendosë nën kontroll “kërcënimin” dhe të sigurojë ambientin.
Edhe pse bëhet fjalë për një stërvitje të planifikuar, ajo synon të demonstrojë nivelin e gatishmërisë dhe aftësisë operacionale të forcave speciale në përballimin e situatave të rrezikshme në mjedise publike, thuhet në postimin e MB.
Kjo video tregon simulimin e një rasti pengmarrjeje në një qendër tregtare dhe neutralizimin me sukses të kërcënimit nga RENEA, njësia elitë e Policisë së Shtetit. Rasti është simulim, por gatishmëria është më se reale. pic.twitter.com/9gJ5vf23tL
— Ministria e Punëve të Brendshme (@PuneteBrendshme) July 1, 2026
Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit
Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin
Breshëri godet Zavalinën në Elbasan, dëme të mëdha në pemët frutore dhe kulturat bujqësore (VIDEO)
- 14:10 Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit
- 14:02 Rama në Ruhr Summit: Shqipëria, “laborator i vogël inteligjent” në Evropë
- 14:02 Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin
- 13:48 Publikohet renditja e pasaportave më të fuqishme, 9 nga 10 pasaportat më të forta në botë janë evropiane
- 13:44 U raportua i zhdukur pasi u zhyt në Liqenin e Batllavës, gjendet i vdekur 25-vjeçari
- 13:41 Breshëri godet Zavalinën në Elbasan, dëme të mëdha në pemët frutore dhe kulturat bujqësore (VIDEO)