Trump poston një shqiponjë gjigante mbi Shtëpinë e Bardhë, mediat amerikane vënë në dyshim autenticitetin

1 Korrik 2026 | 13:10

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka publikuar në rrjetin e tij social Truth Social një imazh që duket se është krijuar me ndihmën e inteligjencës artificiale, ku shfaqet një shqiponjë gjigante e artë mbi Ballkonin Truman të Shtëpisë së Bardhë.

Postimi u shoqërua me mesazhin: “Një dhuratë e artë për Shtëpinë e Bardhë për 250-vjetorin e saj!” Më pas, e njëjta fotografi u ripostua edhe nga llogaria zyrtare e Shtëpisë së Bardhë në platformën X.

Megjithatë, sipas CNN, ka disa elemente që ngrenë dyshime mbi autenticitetin e imazhit. Kangjellat e Ballkonit Truman paraqesin ndryshime të vogla krahasuar me strukturën reale, ndërsa mburoja që shoqëron shqiponjën ka 11 yje, në vend të 13 yjeve që simbolizojnë kolonitë origjinale mbi të cilat u themeluan Shtetet e Bashkuara.

Po ashtu, meta të dhënat e fotografisë përfshijnë kredenciale të përmbajtjes dixhitale që tregojnë se ajo është krijuar me mjetet e inteligjencës artificiale të Google.

Ndërkohë, fotografi i pavarur Andrew Leyden publikoi fotografi të realizuara në të njëjtin vend në orën 21:30 të së hënës, pas postimit të Trump, ku nuk shfaqet asnjë shqiponjë gjigante. CNN bën të ditur se i është drejtuar Shtëpisë së Bardhë për një koment, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje.

Që prej rikthimit në presidencë në vitin 2025, Trump ka ndërmarrë një sërë ndryshimesh në Shtëpinë e Bardhë, duke shtuar elemente dekorative prej ari në Zyrën Ovale dhe në rezidencën presidenciale, si edhe duke nisur projekte të reja, mes tyre rikonstruksionin e Kopshtit të Trëndafilave, vendosjen e shtizave të reja të flamurit dhe ndërtimin e një salle të re banketesh.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E Jean Carroll kërkesë gjykatës: Donald Trump të më paguajë 5 milionë dollarët që më detyrohet

E Jean Carroll, i kërkoi një gjyqtari të martën të urdhërojë që Donald Trump t’i paguajë asaj 5 milionë dollarët që i detyrohen nga një vendim...
16:11 | 01/07/2026

Netanyahu i përgjigjet Erdoganit: Qetësohu, koha e Perandorisë Osmane ka mbaruar

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i është përgjigjur deklaratave të fundit të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, duke i bërë thirrje që të “qetësohet” dhe...
16:06 | 01/07/2026

Samiti i NATO-s në Ankara, Rutte zbulon ku do të fokusohet angazhimi me krerët e shteteve

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se samiti i aleancës, i cili do të mbahet më 7-8 korrik në Ankara, duhet të jetë...
16:06 | 01/07/2026