Rama reagon pasi protestuesit dorëzuan “Albanian Files” në SPAK

1 Korrik 2026 | 17:25

Një libër i dorëzuar simbolikisht në SPAK është kthyer në qendër të debatit politik, pasi grupi i protestuesve që e dorëzoi kërkon që “The Albanian Files” të shërbejë si bazë për hetime ndaj kryeministrit Edi Rama.

Pas kësaj lëvizjeje, Rama ka reaguar në rrjetet sociale me një postim ironik, duke e quajtur botimin “Libri i mallkuar”. Ai tha se libri pritet të dalë edhe në treg, ndërsa nuk kurseu sarkazmën për mënyrën se si është përdorur në SPAK.

Sipas tij, rasti është i pazakontë, pasi një libër po trajtohet si element i një çështjeje penale. “LIBRI I MALLKUAR së shpejti në ‘Adrion’, pasi sapo hyri sot në histori si i pari libër, që trajtohet si provë krimi 80 vjet pas rënies së nazizmit dhe 35 vjet pas rënies së komunizmit”, shkroi ai.

Nga ana tjetër, protestuesit që dorëzuan dokumentin në Prokurorinë e Posaçme e paraqesin atë si një përmbledhje të 523 projekteve, ku sipas tyre evidentohen shkelje si mungesa e konsultimeve publike, konflikte interesi dhe favorizim i interesave private. Ata i kërkuan SPAK-ut të nisë hetimet dhe shprehën mbështetje për institucionin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE-Dita e 32-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Qytetarë të shumtë edhe këtë të mërkurë kanë nisur protestën e radhës para Kryeministrisë. Grumbullimi si zakonisht nisi në orën 19:00 teksa sot shënohet dita...
19:35 | 01/07/2026

Zbardhet lista e propozuar nga Berisha, kush janë emrat që do të votohen për anëtarë të Kryesisë së PD

Është zbardhur lista e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Kryesisë së Partisë Demokratike, të cilët do t’i nënshtrohen votimit në Kwshillin Kombwtar të forcës...
19:22 | 01/07/2026

Dy gra kandidate për Këshill Kombëtar, Berisha propozon emrat

Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, që po zhvillohet këtë të mërkurë, kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka propozuar dy emra të rinj...
19:05 | 01/07/2026