Kishte fshehur një tajlandeze në valixhe për ta kaluar jashtë vendit, arrestohet 26-vjeçari në Muriqan

2 Korrik 2026 | 18:43

Policia Kufitare e Muriqanit ka arrestuar në flagrancë një shtetas francez, i cili dyshohet se tentoi të nxirrte në mënyrë të paligjshme nga Shqipëria një shtetase tajlandeze.

Sipas policisë, në pranga u vu shtetasi Tom Haac, 26 vjeç, me shtetësi franceze.

Gjatë kontrollit të automjetit të tij në Pikën e Kalimit Kufitar të Muriqanit, shërbimet e Policisë Kufitare konstatuan në sediljen e pasme një valixhe, brenda së cilës ishte fshehur një shtetase tajlandeze. Dyshohet se ajo po tentohej të nxirrej në mënyrë të paligjshme nga territori i Republikës së Shqipërisë.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se qëllimi i shtetasit francez ishte transportimi i shtetases tajlandeze nëpërmjet territorit të Malit të Zi dhe më pas Kroacisë, me destinacion përfundimtar Francën, duke shmangur procedurat ligjore të kalimit dhe hyrjes në shtetet përkatëse.

Sipas njoftimit të Policisë, pas konstatimit të rastit u procedua me ndalimin në flagrancë të shtetasit francez dhe të shtetases tajlandeze, ndërsa u sigurua vendi i ngjarjes dhe vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Largimi i Hasan Verracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar katër punonjës të Policisë së Shtetit në Shkodër, të dyshuar për “shpërdorim detyre”, në lidhje me largimin e...
19:50 | 02/07/2026

Nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë

Ka nisur marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë teksa këtë të enjte shënohet dita e 33-të e protestës. Protestuesit shihen me pankarta dhe flamuj në duar...
19:42 | 02/07/2026

Dita e 33-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”

Këtë të enjte, qytetarët kanë nisur të mblidhen për protestën e radhës e cila po vijon prej 33 ditësh në kryeqytet. Aktivistë dhe qytetarë kanë...
19:11 | 02/07/2026