Berisha: Në urgjencat e spitaleve të Tiranës, rezulton që nuk ka asnjë polic të lënduar
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një reagim në rrjetet sociale shkruan, se ministria e Brendshme ka mashtruar publikisht, pasi në urgjencat e spitaleve të Tiranës nuk ka asnjë polic të lënduar.
Sipas Berishës, ky është një mashtrim i shpifur për të përligjur dhunën e egër, gazin, sprajin e ariut, lëndët toksise dhe shkelmat në kokën e protestuesve.
Reagimi i Kryetarit të PD, Sali Berisha:
Mashtrim publik i Ministrisë së Brendshme!
Në urgjencat e spitaleve të Tiranës nuk rezulton asnjë polic i lënduar!
Të dashur miq, në një mashtrim të shpifur publik, Ministria e Brendshme, për të përligjur dhunën e egër, lëndët toksike, gazin lotsjellës, sprajin e ariut, topat e ujit, shkelmat në kokë, zvarritjet shtazore, torturat në makinat e policisë të protestuesve paqësorë, mashtroi publikisht duke dezinformuar publikun me komunikata për shumë policë të plagosur, pa dhënë asnjë emër dhe asnjë specifikim për llojin e plagëve.
Pas interesit nga departamenti përkatës i Partisë Demokratike pranë urgjencave të institucioneve mjekësore rezulton se, nga dreka, janë dërguar për të simuluar plagosje disa policë, të cilët nuk paraqisnin asnjë plagosje, madje as edhe lëndime të përfillshme, dhe janë larguar ashtu siç i sollën, pa asnjë problem shëndetësor!
Në videon më sipër të shpërndarë nga policia, në kuadrin e mashtrimit të ulët publik, paraqitet inspektori Gjoka, i plagosur i policisë, i cili pas 20 minutash rikthehet në aksione brutale kundër protestuesve.
Dënoj me forcën më të madhe këto akte të rënda të mashtrimit publik të narkopolicisë si një vepër penale të rëndë dhe dhunën çnjerëzore që u ushtrua ndaj protestuesve paqësorë.
Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës