Bylykbashi: Senati amerikan kërkon hetim për trafikun e drogës në Shqipëri

3 Korrik 2026 | 12:33

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, deklaroi këtë të premte gjatë mbledhjes në Komisionin e Ligjeve se Kongresi Amerikan po kërkon një hetim ndaj fenomenit të narkotrafikut në Shqipëri. Sipas tij, anëtari i Kongresit Amerikan, Joe Wilson, ka propozuar një amendament zyrtar që kërkon një raport të detajuar të inteligjencës brenda 180 ditëve.

Ai shtoi se Shqipëria ka mbërritur në një fazë kritike të kriminalizimit të shtetit, çka ka çuar edhe në reagimin e ndërkombëtarëve, përfshirë një raport të fundit faktmbledhës të EPP-së.

“Para 11 vitesh ne miratuam ligjin e dekriminalizimit dhe në atë kohë kishim 19 zgjedhje. Tani kjo është sofistikuar. Ajo që kemi parë në zgjedhjet e fundit ishte që krimi i organizuar, përveç korrupsionit dhe oligarkëve në aspektin tjetër, po përzgjedh kandidatë, po i financon masivisht mitet me para dhe po i sjell në parlament.

Problemi është që, nëse nuk do të ketë një ndërhyrje që të këpusë duart e korrupsionit, krimit të organizuar dhe oligarkëve, ne do të shohim gjithmonë e më shumë deputetë të këtij lloji. Kanë filluar dhe janë të tria kategoritë. Do të shtohet edhe një e katërt, fuqi të treta, të cilët do të donin të kishin në parlamentin shqiptar megafonin e vet për të folur për çështjet e veta.

Është miratuar pardje një raport nga një mision faktmbledhës i EPP-së për Shqipërinë. Del atje dhe ai rezonon në Parlamentin Evropian, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, gjithandej.

Pra, kemi ardhur te një fazë ku ne nuk po ndajmë dot më krimin nga shteti. Prandaj janë njerëzit në rrugë. Unë nuk po ju vë gishtin juve, ju keni detyrën tuaj. Por kanë ardhur njerëzit, kanë dalë për shkak të kësaj. Nuk e kuptojnë më nga po u vjen e keqja, nga të gjitha krahët. Kështu që kemi arritur në fazën e kriminalizimit të shtetit apo të shtetëzimit të krimit. Këtë s’e ndajmë dot më ne.

Anëtari i Kongresit Amerikan, Joe Wilson, që është edhe anëtar i Komisionit të Jashtëm atje dhe i Komisionit të Sigurisë, ka propozuar një amendament. Është bërë publike nga mediat sot këtu në Shqipëri, që kërkon në një raportim që do të bëhet atje në parlament, ai kërkon nëpërmjet amendamentit, ku thuhet: “Raport mbi narkotrafikun dhe represionin politik në Shqipëri.” Është dokument zyrtar, është edhe në anglisht i publikuar. “Jo më vonë se 180 ditë pas datës së hyrjes në fuqi të këtij ligji, Sekretari i Shtetit, në koordinim me Drejtorin e Inteligjencës Kombëtare, do t’u paraqesë komisioneve përkatëse të Kongresit një raport të klasifikuar, të përgatitur në përputhje me kërkesat për mbrojtjen e burimeve dhe metodave të inteligjencës, i cili shqyrton shkallën e narkotrafikut në Shqipëri dhe rolin e qeverisë së Shqipërisë në lehtësimin e këtij narkotrafiku, si dhe përfshin një shqyrtim të represionit politik nga ana e qeverisë”, u shpreh ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shkodër, arrestohet 16-vjeçari për grabitjen me armë të turistëve gjermanë, 1 në kërkim

Policia e Shkodrës ka zbardhur rrethanat e një vjedhjeje me armë zjarri ndaj dy shtetasve gjermanë, bashkëshortë, ngjarje e ndodhur rreth tre javë më parë...
13:58 | 03/07/2026

Rama nga inagurimi i Shkollës Kombëtare të Fluturimit: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës

Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, morën pjesë këtë të premte në ceremoninë e hapjes së Shkollës Kombëtare të Fluturimit. Gjatë fjalës...
13:25 | 03/07/2026

Hapet Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Nufi: Investim strategjik për të ardhmen e Forcave të Armatosura

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi lajmëroi të premten hapjen e Shkollës Kombëtare të Fluturimit. Gjatë ceremonisë së inaugurimit, Nufi, e cilësoi krijimin e kësaj shkolle...
13:06 | 03/07/2026