Serbia arreston në kufi 73-vjeçarin nga Kosova për krime lufte, familjarët hedhin poshtë akuzat

3 Korrik 2026 | 17:12

Ministria serbe e Punëve të Brendshme ka njoftuar se e ka arrestuar një person nga Kosova me iniciale O.S Ai u kap në pikëkalimin kufitar në Mutivodë.

Sipas një njoftimi të kësaj ministrie ai dyshohet se “më 14 qershor 1999, në lagjen Sofali të Prishtinës në bashkëpunim me disa pjesëtarë të UÇK-së,  me armë të ftohta dhe armë zjarri, në mënyrë mizore dhe tinëzare, ka privuar nga jeta civilë të nacionalitetit serb, çiftin bashkëshortor Vladimir dhe Persa Stanisavljeviç.

Të ndaluarit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, dhe një kallëzim penal është dërguar në Prokurorinë për Krime të Luftës në Beograd. Familjarët e të arrestuarit kanë reaguar në Facebook duke i hedhur poshtë akuzat.

“Ju njoftojmë se babai ynë, Osman Selmani, është arrestuar më 01.07.2026 në pikën kufitare Mutivodë, teksa po kthehej nga vendlindja e tij. Aktualisht, ai ndodhet në Prokurorinë për Krime Lufte në Beograd, përballë akuzave të cilat ne, si familje, i konsiderojmë të pabazuara dhe të pavërteta.

Ne besojmë në pafajësinë e tij dhe do të qëndrojmë pranë tij deri në zbardhjen e plotë të së vërtetës. Kemi besim se drejtësia do të mbizotërojë dhe e vërteta do të dalë në pah. Ju falënderojmë nga zemra për çdo mbështetje, lutje dhe fjalë inkurajuese në këto momente të vështira për familjen tone”, shkruan në një mesazh nga familja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prokuroria Speciale ngre aktakuza ndaj 6 ish-gardianëve serbë për krime lufte kundër shqiptarëve

Prokuroria Speciale këtë të premte ka njoftuar se ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë dy aktakuza me propozim për gjykim në mungesë, për veprën...
16:54 | 03/07/2026

Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë

Të tjera ankesa janë dërguar pak para afatit të fundit kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në...
15:29 | 03/07/2026

Ekrem Bajroviq dënohet me 12 vjet burgim edhe në rigjykim për krimet kundër shqiptarëve në Istog

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 12 vjet burgim Ekrem Bajroviqin, i akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile gjatë viteve 1998-99 në...
11:31 | 03/07/2026