Pretendimet për dhunë ndaj një të ndaluari, Ministri i Brendshëm: Avokati përgënjeshtroi veten

4 Korrik 2026 | 21:35

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar sërish ndaj deklaratave të avokatit Gentian Sejrani, lidhur me pretendimet për ushtrim të dhunës nga Policia e Shtetit ndaj një personi të ndaluar.

Në reagimin e tij, Lamallari vë në dukje faktin se i njëjti avokat ka përgënjeshtruar veten e tij në dy reagime të ndryshme.

“Cilit avokat t’i besojmë, këtij ‘avokatit të provave’ që thotë me zë e figurë se “mbrëmjen e djeshme klienti i tij është dhunuar nga policia”, apo këtij tjetrit ‘avokat zëdhënës’ që po sot në një reagim të tij përgënjeshtron veten, duke thënë se është e vërtetë ajo çfarë ka konstatuar Avokati i Popullit, se deri të premten (dje) s’ka pasur probleme??? Kjo nuk është propagandë, por detyrimi për të demaskuar keqinformimin që buron qoftë dhe nga papërgjegjshmëria etiko-profesionale!”, thotë ministri Lamallari.

Më herët gjatë ditës, ministri Lamallari ka thënë se nëse edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore del në të njëjtat konkluzione si Avokati i Popullit, që ndaj personit në fjalë nuk është ushtruar dhunë, atëherë Policisë së Shtetit i lind e drejta dhe detyrimi jo vetëm për referimin në prokurori të deklaruesit (avokatit) sipas përcaktimeve ligjore në fuqi lidhur me përhapjen e qëllimshme të thënieve që nxisin urrejtje, por edhe për referimin në Dhomën Kombëtare të Avokatisë ku buron liçenca e një avokati të dyshuar për papërgjegjshmëri etiko-profesionale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!

Aleksandër Çipa, gazetari i njohur, ka folur këtë të shtunë në emisionin Review me Greta Topjanën, në Euronews Albania, lidhur me protestën e ditës së...
22:27 | 04/07/2026

“Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë

Briseida Çakërri deputete e PS-së së Vlorës ka folur këtë të shtunë në Review me Greta Topjanën në Euronews Albania lidhur me protestën në ditën...
22:15 | 04/07/2026

Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të...
22:08 | 04/07/2026