Shpërthim me tritol në Shkodër, lënda plasëse ishte vendosur në një automjet. Policia jep detaje

6 Korrik 2026 | 14:15

Një shpërthim me tritol është regjistruar këtë të hënë në fshatin Gimaj në Shkodër. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe lënda plasëse ishte vendosur në një automjet.

Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale teksa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

“Shkodër – Informacion paraprak. Sot, rreth orëve të para të mëngjesit, në fshatin Gimaj, dyshohet se në automjetin në pronësi të shtetasit L. F. është vendosur një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

3 pozicione për anëtarë të KLP, Çela: Prokurorët e interesuar të paraqesin kërkesën me shkrim deri më 21 korrik

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela këtë të hënë shpalli thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit nga prokurorët për tre pozicione për anëtarë në Këshillin...
14:00 | 06/07/2026

Erdogan gati të presë Trump dhe aleatët e NATO-s, gazetari i Euronews Albania jep detaje nga Ankaraja

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbardhur detajet e fundit mbi përgatitjet për Samitin e NATO-s në Turqi....
12:00 | 06/07/2026

U arrestua 3 ditë më parë në Dhërmi, Gjykata e Vlorës cakton masën “arrest në burg” për Granit Pepnikën

Gjykata e Vlorës këtë të hënë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për Granit Pepnikën, i cili u arrestua 3 ditë më parë...
11:37 | 06/07/2026