Aplikimet për universitet nisin në fund të korrikut, si do të zhvillohet procesi dhe afati përfundimtar

7 Korrik 2026 | 17:58

Aplikimet për në universitet do të nisin më 27 korrik dhe do të zgjasin deri më 1 gusht 2026. Maturantët që synojnë të vijojnë studimet e larta do të kenë mundësi të konkurrojnë në tre raunde për programet e studimit.

Procesi do të zhvillohet përmes portalit U-Albania, ndërsa para aplikimit maturantët duhet të kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit prej 2 mijë lekësh. Kjo pagesë do të mund të bëhet nga data 3 deri më 26 korrik.

Sipas Rrjetit Akademik Shqiptar, pas datës 20 korrik në sistem do të hidhen notat e tre viteve të gjimnazit dhe rezultatet e Maturës Shtetërore, të cilat maturantët do të kenë mundësi t’i verifikojnë përpara nisjes së aplikimeve.

Çdo kandidat do të mund të zgjedhë deri në 10 programe studimi, sipas preferencave të tij. Aplikimi do të kryhet online nga çdo pajisje me internet, brenda ose jashtë Shqipërisë, ndërsa për maturantët që kanë nevojë për asistencë, procesi mund të kryhet edhe në ambientet e shkollave të mesme.

Pas konfirmimit të aplikimit, të dhënat nuk mund të ndryshohen. Për kandidatët që aplikojnë në degë ku zhvillohet konkurs, autoritetet u kërkojnë të ndjekin me kujdes afatet dhe datat e zhvillimit të tyre.

Procesi i regjistrimeve do të zhvillohet në tre raunde. Raundi i dytë do të mbahet nga 15 deri më 17 shtator 2026, ndërsa raundi i tretë nga 8 deri më 21 tetor 2026.

Studentët do të kenë gjithashtu të drejtën të çregjistrohen brenda dy ditëve në përfundim të çdo raundi, nëse dëshirojnë të regjistrohen në një program tjetër studimi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

23 motoçikleta të reja për Policinë e Shtetit, u blenë me fondet nga pasuritë e konfiskuara të krimit

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, morën pjesë në ceremoninë e prezantimit të 23...
18:56 | 07/07/2026

Rama: Qeveria dha 4 milionë euro për koncertin e Kanye West, jo 50 milionë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me debatet dhe akuzat për financimin e koncertit të artistit amerikan Kanye West në Tiranë, duke mohuar pretendimet...
18:55 | 07/07/2026

E dyshuara për atentatin ndaj biznesmenit ukrainas në Monako gjendet e vdekur pranë Kievit

Anastasia Berezovskaya, e dyshuara kryesore për tentativën e vrasjes së biznesmenit ukrainas Vadim Yermolaev në Monako dhe e kërkuar nga Interpoli, është gjetur e vdekur...
18:18 | 07/07/2026