Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje
Shtetasit e huaj që kërkojnë të marrin pasaportën shqiptare kanë ardhur në rënie gjatë vitit 2025. Të dhënat e INSTAT tregojnë se shtetësinë shqiptare e fituan 495 persona, 46% më pak krahasuar me vitin 2024, kur kjo e drejtë iu dha 919 personave.
Nga 495 përfituesit, 306 e rifituan shtetësinë shqiptare, ndërsa 189 e morën atë për herë të parë. Mbi gjysma e tyre, 56.1%, janë me origjinë nga Kosova. Pas tyre renditen shtetasit nga Turqia me 20.1%, ndërsa më pas vijnë Maqedonia e Veriut dhe Italia.
Ndërkohë, 173 persona hoqën dorë nga shtetësia shqiptare. Sipas statistikave, grupmosha 30–39 vjeç përbën pjesën më të madhe si të atyre që fituan shtetësinë, ashtu edhe të atyre që vendosën ta lënë atë.
Ajo që bie në sy është se nga ana tjetër aplikimet për azil, kanë ardhur në rritje. Gjatë vitit 2025 u regjistruan 144 kërkesa për mbrojtje ndërkombëtare, 40 më shumë se një vit më parë. Pjesa më e madhe e aplikimeve u paraqitën nga shtetas të Egjiptit, të cilët përbënin 39.6% të totalit, të ndjekur nga Afganistani me 11.8% dhe Palestina me 9.7%.
Të dhënat tregojnë se, ndërsa Shqipëria vazhdon të mbetet një vend ku një pjesë e të huajve kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare, interesi për marrjen e shtetësisë shqiptare ka ardhur në rënie. Kjo pasqyron ndryshime në lëvizjet migratore dhe në arsyet që i shtyjnë të huajt të zgjedhin ose jo Shqipërinë për të jetuar dhe ndërtuar jetën e tyre.
Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre
Prodhimi i specit mbetet në sera për shkak të mungesës së tregut
Rama mbërrin në Ankara, pjesë e darkës zyrtare të samitit të NATO-s (VIDEO)
- 21:04 Qeni sfidon ariun për të shpëtuar djalin e shtëpisë, pronari: Do ta shpërblej me një biftek (VIDEO)
- 20:47 Berisha për protestën: Duhet të finalizohet me sukses, është detyrim ndaj martirëve të lirisë
- 20:43 Rusia rrit ndihmën humanitare për Kubën duke dhënë 2 milionë dollarë
- 20:39 Ministri Hoxha takim me homologen kanadeze në Ankara: Mundësi të reja bashkëpunimi në ekonomi
- 20:32 Macron: Po i kthejmë Sirisë 51 milionë euro nga prona e konfiskuar e familjes Assad
- 20:27 Maratona nuk fitohet me nisjen e shpejtë, studimi zbulon avantazhin e grave në ritëm