Plagosje në Lezhë, policia jep detajet e para (VIDEO)
Një plagosje është regjistruan pasditen e kësaj enjte në qytetin e Lezhës. Policia bën me dije se një person është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës. I plagosur ka mbetur Renato Leka.
Ai ka marrë plagë në dorë teksa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të plagosjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
“Lezhë/Informacion paraprak. Rreth orës 16:20, jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal Lezhë është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi R. L., rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me mjet prerës (thikë) në dorë.
Shtetasi ndodhet në kujdesin e mjekëve, duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, është ngritur grupi i posaçëm hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve”, njofton policia.
Koncerti i Kanye West, policia njofton planin e masave. Rrugët që do të ndalohet qarkullimi i mjeteve
Skema e dyshuar e tjetërsimit të tokave shtetërore në Durrës, 12 masa sigurie për ish-funksionarë të Hipotekës
Rama për mediat turke: Shqipëria do presë Samitin e ardhshëm të NATO-s, Turqia partner strategjik
- 19:08 Pakistani dhe Katari po punojnë për të rikthyer Iranin dhe SHBA-në në tryezën e negociatave
- 19:07 Manchester United zbulon planet për stadiumin e ri me kapacitet 100 mijë tifozë
- 19:02 Abdixhiku: Do të takohem me Kurtin, zgjedhjet e reja çmenduri politike
- 18:58 Protesta në Gjermani për shkak të shkurtimeve të vendeve të punës dhe mbylljes së fabrikave nga Volkswagen
- 18:52 Lapsusi i Trump në Samitin e NATO-s, ngatërron Iranin me Japoninë (VIDEO)
- 18:44 Spanja: Trump zbuti retorikën pasi mësoi për kontributet e Madridit në NATO